E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkarkohet nga detyra gjyqtari, liroi të dënuarin me burgim të përjetshëm
Publik News

Shkarkohet nga detyra gjyqtari, liroi të dënuarin me burgim të përjetshëm

 

Gjyqtari Markelian Kuqo është shkarkuar nga detyra e tij.

Përmes një njoftimi zyrtar, Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka lajmëruar pranimin e kërkesës së ILD-së masën disiplinore ndaj Kuqos. Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur një proces hetimi për vendimmarrje të ngjashme edhe magjistratë të tjerë dhe pas përfundimit të hetimeve do marrë vendimet përkatëse.

“Këshilli i Lartë Gjyqësor pranon kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për masën disipliore shkarkim nga detyra për gjyqtarin M.K. i Gjykatës së rrethit Korcë.

Kryetarja Naureda Llagami njoftoi vendimin sipas të cilit KLGJ, në mënyrë unanime vendosi shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Korcës M.K.

Në përfundimet mbi hetimin e kryer, Inspektori i Lartë Artur Metani argumentoi se veprimet e mosveprimet e ndërmarra nga gjyqtari kanë cenuar besimin, që magjistrati duhet të përcjellë tek publiku në përmbushjen e misionit dhe rolit të tij në dhënien e drejtësisë, kanë diskretituar rëndë figurën dhe pozitën e gjyqtarit dhe kanë ulur dinjitetin e organit që përfaqëson, duke e bërë atë të pa denjë për vazhdimin e ushtrimit të funksionit të magjistratit.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur hetimin disiplinor ndaj gjyqtarit M.K. më 2 prill 2020, bazuar në një kërkesë të depozituar nga ministri i Drejtësisë, pasi gjyqtari më 14.02.2019 vendosi/urdhëroi lirimin e të dënuarit me burgim të përjetshëm Gerd Gjenerari, i gjetur fajtor për një vrasje të kryer në vitin 1997. Vendimi për lirimin u rrëzua nga Gjykata e Apelit Korcë gjashtë muaj më vonë.

Prej marrjes së detyrës, Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka ndarë shqetësimin publik për vendimmarrjet dhe veprimtarinë e institucioneve të tjera, lidhur me lirimet para kohe me kusht, duke përcaktuar si prioritet në fillimin e inspektimit të ILD-së, pikërisht këtë fenomen.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka në proces hetimi për vendimmarrje të ngjashme edhe magjistratë të tjerë dhe pas përfundimit të hetimeve do marrë vendimet përkatëse”, njofton KLGJ.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.