E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkarkohet përgjithmonë nga drejtësia gjyqtari Kastriot Gramshi, nuk justifikon pasurinë
Sot

Shkarkohet përgjithmonë nga drejtësia gjyqtari Kastriot Gramshi, nuk justifikon pasurinë

Sot u shkarkua nga detyra gjyqtari Kastriot Gramshi.

Operacioni ndërkombëtar i Monitorimit e e kishte ankimuar vendimin e KPK duke kërkuar  rivlerësimin e pasurisë së gjyqtarit të Tiranës një proces të pasaktë si dhe kërkon që vendimi i KPK-së të ankimohet nga Komisioneri Publik dhe gjyqtari të shkarkohet nga detyra.

ONM: Të shkarkohet gjyqtari Kastriot Gramshi, nuk justifikon pasurinë

Kastriot Gramshi

TIRANË– Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës Kastriot Gramshi duhet të shkarkohet nga detyra sipas sugjerimit të Operacionit Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM). ONM i ka rekomanduar Komisionerëve Publikë (IKP) ankimin e vendimit të dhënë nga shkalla e parë e vetingut. Sipas ONM-së, vendimi i KPK-së që konfirmon në detyrë Kastriot Gramshin ka mangësi të rënda logjike dhe faktike në pjesën e arsyetimit. Operacioni ndërkombëtar i Monitorimit e cilëson rivlerësimin e pasurisë së gjyqtarit të Tiranës një proces të pasaktë si dhe kërkon që vendimi i KPK-së të ankimohet nga Komisioneri Publik dhe gjyqtari  të shkarkohet nga detyra.

ONM: Të shkarkohet gjyqtari Kastriot Gramshi, nuk justifikon pasurinë

ONM

“ONM beson se një konsiderim i duhur i komponentit të aktivit në tërësinë e tij duhet të rezultojë në shkarkimin e të rivlerësuarit pasi ai nuk arrin një nivel të besueshëm të vlerësimit të pasurisë. ONM gjithashtu beson se besimi i publikut mund të ndikohet nga një vlerësim i përgjithshëm i mangësive të theksuara. Duke pasur parasysh sa më sipër, ONM rekomandon apelim kundër Vendimit të KPK për këtë rast,”- thuhet në konkluzionet e ONM-së.

ONM: Të shkarkohet gjyqtari Kastriot Gramshi, nuk justifikon pasurinë

ONM

Kastriot Gramshi u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 25 Mars të këtij viti. Vendimi u dha nga trupa gjykuese trupa e përbërë nga Suela Zhegu, Brunilda Bekteshi dhe Firdes Shuli.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.