E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sport

Shkëlqen Ronaldo me 3 gola, eleminohet Bayern

 Ronaldo udhëheq Realin drejt titullit te ri
Zinedien Zidane ka thënë se sa herë Real Madrid ka nevojë, aty është Cristiano Ronaldo

 18/04/2017

Real Madridi ka mundur  Bayern në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve për të siguruar pjesëmarrjen në fazën e ardhshme.

Pas fitores 1 me 2  në ndeshjen e parë, Bayerni pas 90 minutave fitoi me të njëjtin rezultat për ta çuar ndeshjen në shtesë.

Golat në kohën e rregullt i shënuan Lewandowski dhe një autogol i Ramosit për Bayernin dhe Ronaldo për Realin.

Në shtesë, Bayerni nisi me një futbollist më pak pasi Arturo Vidal u ndëshkua me të kuq në fund të takimit.

Cristiano Ronaldo shënoi edhe dy herë ndërsa golin e fundit e shënoi Asensio për të vulosur fitoren me rezultat 4 me 2

Pavarësisht se Cristiano Ronaldo shënoi tre gol në fitoren 4:2 ndaj Bayern Munichut, ai u vërshëllye nga tifozët e Realit.

Në ndihmë portugezit i ka dal Zinedine Zidane, i cili tha se Ronaldo është gjithmonë aty kur ka nevojë Reali.

“Ronaldo sot ka treguar se në momentet vendimtare është aty dhe e bën diferencën. Ai është unik dhe ne jemi të lumtur që e kemi në skuadër”, tha Zidane.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.