E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkëlqim Hajdari privatizoi makinën e prokurorisë për 400 mijë lekë, e shiti më pas 9 mijë euro
Lajme

Shkëlqim Hajdari privatizoi makinën e prokurorisë për 400 mijë lekë, e shiti më pas 9 mijë euro

Shkëlqim Hajdari, kur drejtonte Prokurorinë e Apelit Tiranë në vitin 2010, privatizoi makinën tip Mitsubishi për 400 mijë lekë. Më pas, kryeprokurori i Apelit Hajdari, makinën e prokurorisë që drejtonte vetë, e shiti për 9 mijë euro në vitin 2011.

1

Me këtë lëvizje futi në xhep mbi 6 mijë euro. Po në vitin 2011, Shkëlqim Hajdari blen një makinë më të re tip Mitsubishi për 24 mijë euro.

Kjo lëvizje është vetëm një detaj në pasurinë plot paradokse, dyshime dhe njolla të zeza të Shkëlqim Hadarit, pasuri e cila vështirë se mund të kalonte testin e Vetingut.

Shkëlqim Hajdari dha dorëheqjen nga sistemi në vitin 2016.

Disa javë pas dorëheqjes, Edi Rama e emëroi Kryeinspektor i Përgjithshëm, një organ i përfshirë në abuzime të frikshme, për të cilat do flasim në vijim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.