Shkoi për të punuar në Greqi, shqiptari gjendet i pajetë në det
Një 53-vjeçar shqiptar që u nis në ishullin Kos, të Greqisë për të punuar është gjetur i pajetë në det.
Familjarët kanë konfirmuar se trupi i 53-vjeçarit të gjetur në zonën detare të portit të Siros i përket shqiptarit Shkëlqim Hysi. Rojet bregdetare gjetën trupin në kalbje të avancuar në det dhe me ndihmën e zhytësve bënë të mundur nxjerrjen e tij.
Familjarët që kishin shpallur të zhdukur 53-vjeçarin dhe ishin në kërkim të tij, pasi u morën në pyetje nga autoritetet greke konfirmuan identitetin e viktimës.
Autopsia e trupit të shqiptarit do zbulojë më shumë detaje rreth vdekjes së tij dhe hedhjes së trupit në det.
FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



