E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkon në gjyq ish-kryebashkiakja e Gjirokastrës
Publik News

Shkon në gjyq ish-kryebashkiakja e Gjirokastrës

Kalon për gjykim çështja ndaj ish kryebashkiakes së Gjirokastrës Zamira Rami për shpërdorim detyre.

GJKKO ka pranuar kërkesën duke e dërguar dosjen e saj për gjykim.

SPAK e akuzon ish-kryetaren e Bashkisë Gjirokastër se në kundërshtim me ligjin, ka kryer veprime që kanë sjellë prishjen e dy pronave private gjatë realizimit të dy projekteve, një prej të cilave në kuadër të Rilindjes Urbane.

Rami ka prishur dy banesa në Gjirokastër, të cilat kanë qenë me dokumentacion të rregullt, duke shkaktuar një dëm prej 5 milionë lekë të reja.

Sipas SPAK, shkeljet janë kryer gjatë zbatimit të projektit për ‘Rikonstruksionin e rrugës Kryqëzim me rrugën nacionale (Postbllok)- Sheshi i Çerçizit’ si dhe për ‘Rikualifikimin e hapësirave publike dhe rrugës hyrëse pranë Memorialit të Rilindasve në Gjirokastër.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.