E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkrimtari i njohur  për Ramën: Me polici e ushtri mbrohet shteti, jo pushteti
Sot

Shkrimtari i njohur për Ramën: Me polici e ushtri mbrohet shteti, jo pushteti

Ditën e sotme, shkrimtari i njohur Kim Mehmeti ka komentuar protestën e opozitës së bashkuar, të shtunën që lamë pas.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Mehmeti ka kritikuar qeverinë dhe kryeministrin Rama për përdorimin e dhunës nga policia ndaj qytetarëve.

Postimi i plotë:

Si nuk u gjet një këshilltar i vetëm dashamirës i Kryeministrit të Shqipërisë që t’ia rikujtojë të vërtetën e dëshmuar gjatë shekujve se, me polici e ushtri mbrohet shtetit, e jo pushteti! Dhe se policitë e ushtritë ia kanë dalë të mbrojnë shtetin e popullin nga armiku, por jo edhe sunduesit nga populli i vet! Dhe si nuk doli një burrë i vetëm, e t’i tregojë Ministrit të Brendshëm të Shqipërisë se nuk u janë ndërtuar përmendore lavdie gjeneralëve që kanë mbrojtur sunduesit nga populli i vet, por atyre që kanë mbrojtur vatan e popull nga pushtues e sundues të dhunshëm!”

Kujtojmë se, nga protesta e të shtunës pati të lënduar dhe 40 të arrestuar që morën pjesë në tubim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.