E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shoqata e Gazetarëve Profesionistë dhe Instituti i Mediave dalin me deklaratë
Lajme

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë dhe Instituti i Mediave dalin me deklaratë

Arrestimi i Hasanagës/ Shoqata e Gazetarëve Profesionistë dhe

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Instituti i Mediave Online e Sociale ka reaguar në lidhje me arrestimin e gazetarit Ervis Hasanaga.

Shoqata dhe Instituti u bëjnë thirrje autoriteteve që të sigurojnë transparencë dhe respektim të procesit të rregullt ligjor në trajtimin e kësaj çështjeje.

Në deklaratë thuhet se masa si arrestimet e gazetarëve dhe punonjësve të medias, mund të përdoren në raste ekstreme dhe duhet të jenë proporcionale dhe të justifikuara.

Gjithashtu, nënvizohet se gazetarët duhet të respektojnë Kodin e tyre Etik.

“Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Instituti i Mediave Online e Sociale ka marrë dijeni për arrestimin e gazetarit Ervis Hasanaga nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë. Jemi duke ndjekur nga afër zhvillimet për këtë rast dhe duke kërkuar në mënyrë aktive informacion nga autoritetet përkatëse përpara se të japim një përgjigje të detajuar.

Njëlloj si Safe Journalists, i bëjmë thirrje autoriteteve që të sigurojnë transparencë dhe respektim të procesit të rregullt ligjor në trajtimin e kësaj çështje.

Ndërsa e njohim nevojën për llogaridhënie, ne konsiderojmë se masa si si arrestimet e gazetarëve dhe punonjësve të medias, mund të përdoren në raste ekstreme dhe duhet të jenë proporcionale dhe të justifikuara.

Për më tepër, theksojmë se ashtu sikurse është thelbësore respektimi i lirisë së gazetarëve dhe roli i tyre kritik në shoqëri, është gjithashtu kritike që gazetarët të respektojnë Kodin e tyre Etik, duke ruajtur integritetin dhe përgjegjshmërinë në raportimet e tyre.

Ne do të vazhdojmë të monitorojmë situatën dhe të avokojmë për një zgjidhje të drejtë dhe të ndershme”, theksohet në deklaratë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.