E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shpresa e shqiptarëve  të lirë politikisht, është  të aplikojnë  Llotarinë Amerikane
Sot

Shpresa e shqiptarëve të lirë politikisht, është të aplikojnë Llotarinë Amerikane

Dritan Shano

– Shqiptarët e moshës 35 – 55 vjeç të paktën 1 herë në këto 4-5 vjet kanë mallkuar veten për moshën e tyre në të cilën ndodhen, pasi kanë dëshiruar të kishin dalë në pension dhe sikur të hanin një herë në ditë, pra ta kishin mbyllur me jetën aktive, në mënyrë që të mund të ishin krejtësisht indiferentë, pa pasoja, ndaj qeverisë, votimeve, ngjarjeve dhe bufonëve që mbizotërojnë politikën dhe televizionet. Ndaj pensionistët sot, fshehin një buzëqeshje qesëndisëse, mezi u dallohet, por aty është. Buzëqeshja e atij që i ka shpëtuar kampit të përqëndrimit.

– Them se një femër kur arrin moshën 74 vjeçare dhe e ka akoma emrin Shpresa, për koherencë, dhe për perspektivë duhet ta ndërrojë atë. Por, nganjëhere mendoj se në të vërtetë, edhe të gjitha femrat e tjera me emrin Shpresa, janë larguar nga Shqipëria. Ja, zëre se Doing Business 2020 do e raportojë që Klima e Shpresave ne Shqipëri është më e ulëta në rajon…

– Modeli dominant i të bërit politikë dhe i karrierës politike në Shqipëri është ai i partive bolshevike të pas Revolucionit të Tetorit 1917, vetëm se tani Format e Edukimit zhvillohen çdo ditë nëpër televizione duke filluar nga ora 21:00 dhe se Komisarët tani quhen Strategjist dhe/ose konsulentë PR.

– E vetmja gjë që u ka mbetur Shqiptarëve të mund të bëjnë pa qenë të detyruar të jenë anëtarë partie është Llotaria Amerikane. Për këtë mjafton të jesh nga Korça.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.