E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shpat Kasapi, këngëtari që u rrit jetim dhe la djalin e vogël jetim
Showbiz

Shpat Kasapi, këngëtari që u rrit jetim dhe la djalin e vogël jetim

Miku i ngushtë i Shpat Kasapit, Julian Shabani, ka treguar mes dhimbjes momentet e para kur mësoi lajmin tragjik për ndarjen nga jeta të këngëtarit 40-vjeçar. Ai rrëfeu se biseda e fundit me Shpatin ka qenë vetëm pak orë para se këngëtari të pësonte arrestin kardiak.

“Më tha: ‘Vëlla, jam ftohur pak, jam me grip’. E pyeta nëse e kishte mbyllur punën me djalin dhe më tha po. ‘Do shtrihem pak, flasim më vonë’, më tha. Më pas unë e mora rreth orës dhjetë të darkës, por nuk ma hapi telefonin”, tregoi Shabani.

Ai shtoi se një mik tjetër e kishte njoftuar që të kontaktonin bashkëshorten e Shpatit, ndërsa vetë ishte nisur drejt Italisë, por lajmi i hidhur i gjeti në Kroaci.
“Pa e parë me sytë e mi, nuk e besoj dot. Shpati u rrit jetim… dhe tani la djalin e tij jetim”, tha ai me zë të dridhur.

Edhe miku i fëmijërisë së këngëtarit, Vedat Sulejmani, u shpreh se Shpati nuk kishte shfaqur asnjëherë probleme shëndetësore që mund të paralajmëronin një tragjedi të tillë.

“Nuk ka pasur asnjë shqetësim. Para dy ose tre muajsh kemi bërë disa kontrolle dhe Shpati ka qenë shumë mirë”, tha ai në emisionin “Breaking”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.