Shpërthen vullkani më aktiv në Zelandën e Re /Raportohen 5 viktima e dhjetra të plagosur nga vullkani
Burimet zyrtare e konfirmuan numrin e viktimave dhe një përpjekje shpëtimi ka nisur mes njoftimeve se rreth 50 njerëz mund të kenë qenë në ose afër ishullit ku shpertheu vullkani, raporton RT.
“Në këtë fazë, është shumë e rrezikshme që policia dhe forcat e shpëtimit të hyjnë në ishull … [Ai] aktualisht është i mbuluar me hirin dhe material vullkanik,” tha zv drejtori i Policisë John Tims para gazetarëve.
Policia më vonë konfirmoi pesë persona kanë vdekur. Të paktën një person u raportua se ishte plagosur rëndë.

Pjesa më e madhe e atyre që janë prekur nga shpërthimi thuhet se janë turistë që kishin shkuar në ishull në bordin e anijeve të lundrimit ‘Ovation of the Sea’, anija më e madhe e lundrimit që përshkon këtë ishull.
Vullkani shpërtheu rreth orës 02:11 të mëngjesit me kohën lokal.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



