Shpërthim polemikash për Topin e Artë të Mesit: A vlen Kupa e Amerikës së Jugut më shumë se 24 trofetë e Lewandowskit?!
“Topi i Artë” u fitua nga Lionel Mesi, ishte i shtati për Argjentinasin i cili mposhti Robert Levandovskin në duelin direkt. Një vit me parë, ceremonia nuk u zhvillua për shkak të pandemisë duke i mohuar polakut fitimin e mundshëm të trofeut, këtë vit ishte “Pleshti” ai që iu gëzua çmimit më të rëndësishëm për një futbollist. Por, a e meritonte ai këtë çmim? Trofetë flasin për sulmuesin e Bajernit dhe kombëtares së Polonisë.

Robert Levandovksi – Një Superkupë Gjermanie dhe kampionat, nëse do të konsiderohet nga viti i shkuar. Një tjetër titull kampion, një Kupë Gjermanie dhe një Kupë bote për klube, një Superkupë Europe, një Champions. Lojtari polak i vitit, pjesë e skuadrës më të mirë të UEFA-s. Pjesë e skuadrën së vitit në ESM, golashënuesi më i mirë në Champions, sulmuesi më i mirë nga UEFA, lojtari më i mirë i FIFAs.
I përfshirë gjithashtu në 11- shen më të mirë të FIFA-s, lojtari i vitit në Gjermani për të dytën herë radhazi. “Globe Soçer Award Footballer”, dy herë “Golden Player”, lojtari më i mirë nga IFFHS dhe golashënuesi më i mirë i IFFHS, ashtu si dhe në skuadrën më të mirë. Lojtari më i mirë i Kupës së botës për klube, “Këpuca e Artë”. Këto janë çmimet që polaku ka fituar në dy vitet e fundit duke qenë dukshëm një nga kandidatët për ta fituar “Topin e Artë”. Me Poloninë, paraqitjet e tij në Europian ishin jo ato që priteshin edhe pse Leva e bëri mirë punën e tij duke shënuar.
LIONEL MESI – Një kupë Amerike, “Kings Cup”, golashënuesi më i mirë i Kupës së Amerikës. Kundër Levandovskit, të paktën për sa i përket arritjeve individuale, argjentinasi është shumë prapa. Fitimi i Kupës së Amerikës ishte ajo çfarë i kishte munguar Mesit për t’u krahasuar me Diego Armando Maradonën dhe në vendlindje, ai do të ishte pranë mbylljes së një cikli unik, nëse do të fitonte dhe Kupën e botës vitin e ardhshëm. 42 gola midis 2020-2021 dhe këtij viti, edhe pse te Parisi ai është duke bërë më keq se te Barcelona në sezonin e kaluar, por kjo duket se pak rëndësi kishte në fund, teksa në kryeqytetin francez, “Pleshti” koleksionoi të shtatin “Top të Artë” në karrierë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



