E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shpërthim tragjik në Greqi, humbin jetën 2 shqiptarë
Lajme

Shpërthim tragjik në Greqi, humbin jetën 2 shqiptarë

Shkon në dy numri i punëtorëve shqiptarë që kanë humbur jetën pas shpërthimit në fabrikën e kompanisë “Motor Oil”, në Agioi Theodoroi të Greqisë. Viktima e dytë është identifikuar si Dorian Hysa, 50 vjeç, i cili ndërroi jetë mesditën e së dielës, më 11 tetor, në spitalin “Thriasio” të Elefsinës.

Sipas medias greke thriassio.gr, Hysa ndërroi jetë pak para orës 13:00, pasi nuk arriti të rikuperohej nga dëmtimet e rënda të pësuara gjatë shpërthimit.

50-vjeçari kishte marrë plagë të rënda në kokë dhe, për shkak të gjendjes kritike, mjekët e kishin intubuar. Pavarësisht ndërhyrjeve dhe trajtimit mjekësor, ai nuk arriti t’u mbijetonte dëmtimeve.

Hysa është shqiptari i dytë që humb jetën si pasojë e këtij aksidenti në impiantin industrial të naftës. Dy ditë më parë, më 9 tetor, ndërroi jetë edhe Robert Cakaj, 43 vjeç, i cili kishte pësuar dëmtime të shumta nga shpërthimi.

Cakaj ishte dërguar në Njësinë e Djegieve në spitalin “Thriasio”, por gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua, duke përfunduar me humbjen e jetës.

Ndërkohë, autoritetet greke kanë arrestuar tre drejtues të kompanisë “Motor Oil”, të cilët, sipas raportimeve, kishin përgjegjësi për mbikëqyrjen e punimeve ku ndodhi aksidenti.

Hetimi po përqendrohet te kushtet në të cilat kryheshin punimet e mirëmbajtjes dhe te zbatimi i rregullave të sigurisë për mbrojtjen e punonjësve. Autoritetet pritet të sqarojnë rrethanat e shpërthimit dhe nëse ka pasur shkelje apo mangësi në masat e marra për parandalimin e aksidenteve.

Vdekja e Dorian Hysës e çon në dy numrin e punëtorëve shqiptarë që humbën jetën në këtë ngjarje tragjike, ndërsa hetimet do të përcaktojnë përgjegjësitë për aksidentin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.