Shpërthimi i bombolës së gazit në çerdhe dhe mediat e kapura nga Rama- Veliaj
Shpërthimi i një bombole gazi në një cerdhe u fsheh paturpësisht nga Bashkia e Tiranës, drejtoria e cerdhes, policia dhe sigurisht edhe nga mediat.
Jemi në terr informativ, nën një pushtet që, përvec se na ngop me propagandë, pengon edhe që lajmi të mberrijë deri tek publiku.
Një batare televizionesh që shërbejnë si instrumente propagande, të cilat nuk lënë pemë të mbjellë e inagurim lyerje godinash pa transmetuar, nuk e konsideruan lajm shpërthimin dhe perfshirjen në flakë të një cerdheje në qendër të Tiranës.
Në fakt ky është i dyti institucion parashkollor që merr flakë në kryeqytet brenda pak kohësh.
Para disa muajsh kopshti i vajzës sime u përfshi nga flakët, për shkak të një shkëndije elektrike, pak metra larg cerdhes se djegur dje, ndonëse edhe kjo godinë ishte e sapoinaguruar për rikonstruktimin e bërë nga bashkia.
Por megjithëse rast i perseritur, mediat heshtin gjë që është realisht një arsye për tu alarmuar. Këtu mund të ndodhë gjithcka dhe e verteta mbulohet paturpësisht pa asnjë pasojë mbi përgjegjësit, sic ka ndodhur edhe me rastin e vdekjes së Ardit Gjoklajt. Një qeveri që arrin të kapë mediat deri në këto nivele është vërtetë e frikshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



