E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Shpërthimi për shkaqe pronësie’/ Pronari: Policia ia fut kot
Lajme

‘Shpërthimi për shkaqe pronësie’/ Pronari: Policia ia fut kot

Një shpërthim tronditi qytetin e Durrësit.

Një sasi tritoli u hodh në një mobilieri në pronësi të Artan Allës.

Ky i fundit tha se kjo është hera e tretë që goditet biznesi i tij, ndërsa policia nuk ka bërë asgjë.

Kurse policia e qytetit bregdetar tha se shpërthimi ka ndodhur për shkaqe pronësie.

“Nga veprimet e para hetimore dyshohet se lënda plasëse është hedhur për shkak të një konflikti për motive pronësie.

Në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës janë shoqëruar 3 shtetas që dyshohet se kanë dijeni për rastin,” thuhet në njoftimin zyrtar.

Por pronari Alla tha se policia ia fut kot pasi nuk ka asnjë konflikt me ndonjë person për çështje pronësie.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.