Shpopullimi/ Universiteti në pikën më të ulët
Mbyllen disa degë në Vlorë. Nuk ka as pedagogë
Universiteti i Vlorës, “Ismail Qemali” në këtë vit akademik ka plotësuar vetëm gjysmën e kuotave të regjistrimit të studentëve të rinj, çka është pika më e ulët e regjistruar në dekadën e fundit.
Vetëm 55% e kuotave të lira janë plotësuar, teksa disa degë rrezikojnë mbylljen. Mësuesia, fizika, kimia dhe matematika janë në kuota minimale të regjistrimit të studentëve, teksa ende rrezikojnë mbylljen.
Ka ende disa ditë për tu përmbyllur faza e 3 e regjistrimeve, e cila nisi në 12 tetor dhe përfundon më 3 nëntor, por në Vlorë shënohet mesatarja më e ulët e studentëve vitet e fundit.
Numri i studentëve në Elbasan ka rënë ndjeshëm.
Në këtë qytet mësohet se janë 1138 studentë të regjistruar për herë të parë, ndërsa kuota të lira janë 1435 ose e shprehur në për qindje 55.7 %.
Numri i pakët i studentëve dhe kërkesa në rënie ka çuar në mbylljen e tre degëve në Elbasan.
Degët e mbyllura janë Gazetaria, Gazetari-Anglisht dhe Ekonomia.
Ndërkohë rreth 10 degë të mësuesisë janë hapur me numër minimal studentësh.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



