E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Shqipëria dënon ashpër sulmin e Iranit ndaj Izraelit”, ministri Hasani: Kërcënim i rëndë për sigurinë e rajonit
Lajme

“Shqipëria dënon ashpër sulmin e Iranit ndaj Izraelit”, ministri Hasani: Kërcënim i rëndë për sigurinë e rajonit

Shqipëria ka dënuar ashpër sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani ka dënuar sulmet me dronë dhe raketa të Iranit kundër Izraelit.

Ministri Hasani me një shënim në platformën “X” thotë se “ky përshkallëzim është një kërcënim i rëndë për sigurinë e Izraelit dhe të gjithë rajonit”.

Po ashtu, Hasani kërkon nga shqiptarët që ndodhen aktualisht në atë rajon të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale atje dhe të kontaktojnë ambasadat shqiptare për ndihmë.

“Shqipëria dënon ashpër sulmin e Iranit ndaj Izraelit. Ky përshkallëzim është një kërcënim i rëndë për sigurinë e Izraelit dhe të gjithë rajonit. Rrezikon të sjellë paqëndrueshmëri dhe shkatërrim më të madh në të gjithë Lindjen e Mesme. Këshillojmë shqiptarët në këtë rajon, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale për përditësimet e sigurisë publike dhe të kontaktojnë ambasadat tona për ndihmë”, shkruan Hasani.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.