E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqipëria do të blejë pronë që do të shërbejë si seli e Misionit shqiptar pranë BE
Lajme

Shqipëria do të blejë pronë që do të shërbejë si seli e Misionit shqiptar pranë BE

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, dhe Misioni i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian, do të realizojnë procedurën e blerjes së një pasurie të paluajtshme në Bruksel.

Kjo pronë do të shërbejë si seli e Misionit shqiptar pranë BE, ndërsa si fond limit është vendosur jo më shumë se 240.000.000 (dyqind e dyzet milionë) lekë.

“Kreu i Misionit fillimisht identifikon pasuritë e paluajtshme, të llojit ndërtesë dhe truall, të cilat kanë hapësirën e nevojshme për ushtrimin funksional dhe në perspektivë të aktivitetit diplomatik e konsullor, një vendndodhje dhe distancë të përshtatshme nga institucionet qendrore të Bashkimit Evropian dhe garantojnë sigurinë fizike, kanë status të lirë nga çdo ngarkesë apo barrë hipotekore, si dhe nuk kanë kufizime juridike me natyrë përmbarimore dhe gjyqësore dhe propozon jo më pak se 3 (tri) oferta pranë Komisionit.”, thuhet në vendim.

Për vlerësimin e ofertave ngrihet një Komision i Posaçëm, i kryesuar nga zëvendësministri përgjegjës për punët e jashtme. Ky komisioni do të shqyrtojë ofertat e paraqitura për blerjen pasurisë së paluajtshme, të propozuara, duke vlerësuar plotësimin e kushteve të përgjithshme, të këtij vendimi, si dhe kostot financiare të ofertave të propozuara.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.