Shqipëria e mbushur plot me kllounë
1-Demokracia u shpik ne shekullin e 5-te para Krishtit. Themeli i saj eshte qe ti ke pushtet mbi te tjeret vetem kur ata te mandatojne.
Nje klloun politik i pazgjedhur, i pavotuar, i pamandatuar dhe pa asnje lloj autoriteti legjitim ka marre nje cope vule ne xhep dhe shkarkon njerez, merr vendime, sillet si Beu ne cifligun e tij. Dhe nuk ka turp hic, po fare. Bredh rrugeve me vule ne xhep pa asnje cipe. Tani, ketu po vidhen dhe partite, ne qahemi pse vjedh qeveria buxhetin.
2- Betimi i Hipokratit u shkrua ne shekullin e 5-te para Krishtit. Nje nga kollonat kryesore te betimit eshte parimi i konfidencialitetit.
Nje spital publik ne Shqiperi i nxjerr analizat e nje pacienti ne televizor. Spital publik, jo nje mjek i thjeshte. Pastaj fleta e analizave xhirohet gjithandej neper rrjetet sociale.
Sikur te mos mjaftoje kjo, sistemi i padrejte i qeverisjes eshte aq arrogant saqe ja perplas padrejtesine tij haptazi qytetarit ne fytyre. Mijera njerez dergjen spitaleve publike ne pamundesi per te marre sherbim, por per analizat e qejfit te nje show televiziv ngrihet spitali publik i gjithi ne kembe ne mes te nates. Dhe ambulancat rrine ne gatishmeri.
Dhe sikur te mos mjaftoje as kjo, sistemi te hedh edhe m*tin e tij surratit cdo dite. Kam nje jave qe u bej unfollow te gjitha portaleve dhe mediave, qe nxjerrin keto lajmet pacavure. Por eshte e kot. Nuk shpeton dot.
Shkoj per te lexuar lajmet e Interit, a do jete Barella apo jo derby, te del aty perpara me sponsored; Ja cfare i tha banorja banorit, ja cfare i tha mamaja e banorit babait te banores. Murtaje ore murtaje. Nuk ke shpetim. Nje felliqesire e madhe.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



