Shqipëria e mbyll në sulm pjesën e parë kundër Turqisë (VIDEO)
Shqipëria luan sonte në Turqi dhe për të mbajtur gjallë shpresën e kualifikimit për në “EURO 2020” duhet që të besuarit e trajnerit Edi Reja të marrin një rezultat pozitiv, ku padyshim fitorja është “qershia mbi tortë”.
Të mos harrojmë, përballë është Turqia me histori, me emra të mëdhenj e që luan në fushën e vet. Ama, meqë trajneri pati dje ditëlindjen, nuk ka qerasje më të mirë për shqiptarët sesa të dhurojë një surprizë të bukur. Një rezultat pozitiv. Pse jo, edhe një fitore si dhuratë…

Nuk mungojnë surprizat në formacionin titullar. Trajneri Reja ka ulur në stol Odise Roshin, ndërkohë që ka preferuar nga minuta e parë Veselin dhe Dermakun.
LIVE| TURQI-SHQIPËRI 0-0
KOMENTI LIVE:
45+4′ Shqipëria e mbyll në sulm! Goditje dënimi për Kombëtaren e Rejës! Provon Manaj, me një gjuajtje të rrezikshme, por topi grushtohet nga portieri në këndore!
45′ Akordohen 4 minuta shtesë!
43′ Sulmuesi Burak Jilmaz provon me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij ishte qendrore dhe përfundon në duart e Strakoshës!
42′ Moment i vështirë në portën e Shqipërisë, Jilmaz nuk përfiton.
37′ Provojnë të kundërpërgjigjen turqit me Çalhanoglu, gjuajtja e mesfushorit kontrollohet pa problem nga Strakosha!
36′ Goditje dënimi për Shqipërinë nga e majta! Kroson Memushaj, për Manajn, i cili devijon me kokë, por topi shkon në duart e portierit turk!
30′ Turqit provojnë të ushtrojnë presion në zonën e Shqipërisë, të vendosur mirë futbollistë e Kombëtares, të cilët nuk lejojnë hapësira në prapavijë!
25′ Kan Aihan ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Cikalleshit në mesfushë!
21′ Keidi Bare futet bukur brenda zonës, pas një kontakti me mbrojtësin kundërshtar kërkon 11-metërsh, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari, i cili vazhdon lojën.
17′ Rast i rrezikshëm për Turqinë mes Jilmaz, i cili futet bukur brenda zonës, pason për Çalhanoglu, por ky i fundit vonohet duke sfumuar një mundësi shënimi!
12′ Një tjetër karton i verdhë për Shqipërinë, ndëshkohet edhe kapiteni Memushaj për një ngacmim në mesfushë!
6′ Tension në Stamboll! Bare kapet me mbrojtësin e Juventusit Demiral, pas një faulli në mesfush ndaj shqiptarëve. Të dy futbollistët ndëshkohen me karton të verdhë!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



