E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqipëria e narkos dhe punët e Urso JR. me miqtë e Ramës
Lajme

Shqipëria e narkos dhe punët e Urso JR. me miqtë e Ramës

Emisioni ninvestigativ i Rai3 vijon sonte transmetimin e pjesës së dytë të investigimit të marrëveshjes së refugjatëve Rama – Meloni. Ashtu si edhe në puntatën e pare, investigimi i ‘Report’ e portretizon Shqipërinë e drejtuar nga Edi Rama si një narkoshtet të lidhur me mafien ndërkombëtare. Në puntatën e sotme Report paralajmëron të bëjë të ditur lidhjet mes krimit dhe politikës, pastrimin e parave të mafies në biznesin e ndërtimit në Shqipëri dhe lidhjet okulte në kupolën e Rilindjes, ku si shembull sillet edhe investitori strategjik i Ramës në Jug të Shqipërisë, Artan Gaçi, burri i ish-ministres së Ramës dhe deputetes.
 
Nga Alessandro Mantovani
(Il Fatto Quotidiano)
 
Sonte, ‘Report’ rikthehet në Shqipëri, pak ditë pas reklamës së Giorgia Melonit për vendqëndrimet e emigrantëve. Do të jetë një spot publicitar i reduktuar i atij të 5 qershorit.

Qendrat e zhvendosura në ish-koloninë, të cilën qeveria premtoi se do t’i hapte më 20 maj, siç e dimë, nuk janë ende gati. ‘Punimet do të përfundojnë në nëntor’, ka deklaruar roja i kantierit për gazetarin Giorgio Mottolatë ‘Report’.

Por, Edi Rama, kryeministri shqiptar që ka bërë marrëveshjen me kryeministren italiane ka e cilësuar episodin e parë të emisionit të Sigfrido Ranucci-t si ‘të neveritshëm’: në një intervistë thuajse një përleshje, Rama hedh poshtë me përbuzje akuzën se është duke udhëhequr një shtet të ndotur nga paratë e trafikut të drogës.

Meloni, ndërkohë nuk pranoi të fliste me ‘Report’.  Ose me Telemelonin ose asgjë.

Dje ajo i ka dërguar sërisht ‘një përqafim’ Ramës dhe ka sjellë në vëmendje se 14 vende të tjera të Bashkimit Europian janë gati të ndjekin Italinë në metodën e zhvendosjes së emigrantëve.

Por, Shqipëria flet vetë. Në Tiranën e rrokaqiejve, ku Rama ishte kryetar bashkie para se të bëhej kryeministër, për çdo tre kulla ka një nën hetim për korrupsion apo lidhje të dyshuara me trafikun e drogës.

60% e 3.7 miliardë eurove të investimeve në pasuri të paluajtshme në vitin 2023, shpjegon ‘Report’ me ndihmën e Ola Xama, (gazetare shqiptare për ekonominë), nuk vjen nga sistemi bankar dhe për rrjedhojë nuk gjurmohet.

Sa i përket qendrave italiane të pritjes së emigrantëve, kostot kanë shkuar nga 39 në mbi 65 milionë: një shumë marramendëse për 3000 persona.

Tenderat për parafabrikatet në Gjader u fituan nga Ri Group Spa, një kompani me bazë në Leçe që i referohet Salvatore Tafuro, kompani që u dërgua në gjyq në 2018 dhe më pas u ndalua në 2019 për manipulim të ofertave dhe korrupsion të zyrtarëve të lartë të forcave ajrore ushtarake lidhur me qendrën e identifikimit të Foggia.

Tenderi për menaxhimin, me një ulje prej 4.9% që e çon në 134 milionë euro në 4 vite, i shkoi Medihospes.

Është një gjigant në këtë sektor, i lidhur me La Cascina, kooperativa historike e Comunione e Liberazione e cila lulëzoi për dekada derisa menaxherët e saj ndërmjetësuan për korrupsionin në hetimin i njohur si Mafia e Kapitalit, edhe pse në fakt nuk ishte një mafia.

Medihospes është menaxheri kryesor i qendrave të emigrantëve në Romë, por edhe përtej kryeqyetit italian, në kushtet më çnjerëzore në të cilat jetonin të huajt edhe në qendrën në Foggia, të cilat u dokumentuan nga Fabrizio Gatti në ‘L’Espresso’.
 
Të tjerë italianë, rrëfen ‘Report’, bëjnë biznes në Shqipëri. Një fije e kuqe lidh Pietro Urso, kreun e një kompanie lobimi – Italian World Serve – nga e cila babai i tij Alolfo u shkëput përpara se të merrte rolin e ministrit të Made in Italy, me ish-politikanin e fuqishëm shqiptar Artan Gaçi dhe me vetë Ramën.

Për këtë flet Francesco Becchetti, sipërmarrësi kontrovers nga Roma që hapi kanalin Agon TV në Tiranë, i cili u dënua me 17 vjet në Shqipëri dhe tani po kërkon 135 milionë euro nga qeveria shqiptare në bazë të një vendimi të arbitrazhit ndërkombëtar.
 
Në Dhomën e Tregtisë Shqiptare Urso jr. Rezulton se është pronar i Asigest Broker Albania, një emër i ngjashëm me Asigest Broker spa italian e cila operon në sektorin e sigurimeve nën përgjegjësinë e Ministrisë së Made in Italy, dikur e Zhvillimit Ekonomik dhe e drejtuar pikërisht nga Urso babai.

Në Asigestin shqiptar përfshihet edhe një kompani tjetër nga Tirana, Generate, në pronësi të një farë Andi Canaj, gjithashtu ortak i italianëve të tjerë në të dy brigjet e Adriatikut. Ai u takua me Pietro Urson, shpjegoi për ‘Report’, ‘një nga miq të përbashkët’.

Ndërsa Urso Jr. ka deklaruar se nuk e njeh partnerin. Mistere! Canaj është i lidhur me Gacin: është ‘punonjësi i tij’ ka konfirmuar për ‘Report’. Në fakt, ai përdor një adresë emaili nga Atcc, kompania e Gacit. Vetë Gaçi nuk është dokushdo. Socialist, i afërt me kryeministrin, ish-deputet dhe ish-kryetar i komisionit parlamentar të miqësisë italo-shqiptare njëkohësisht bashkëshorti i ish-ministres së Jashtme të Ramës, Olta Xhaçka.

Gaçi po ndërtonte një resort luksoz me vlerë mbi 5 milionë euro pak metra larg detit, në jug të Vlorës, por operacioni përfundoi në qendër të një hetimi korrupsioni dhe kantieri u sekuestrua nga drejtësia shqiptare. Plazhi përballë iu dha për përdorim ekskluziv nga qeveria, anëtare e së cilës ishte gruaja e Gaçit, partner i kompanisë Agtcc Hotel, menager i një burri të lidhur me ish-politikanin dhe që është e vendosur në të njëjtën adresë si Generate, pra kompania e Canaj është partnere e Pietro Urso.

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.