E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqipëria e pëshrirë e Edi Ramës
OP-ED

Shqipëria e pëshrirë e Edi Ramës

Eshtë e pështirë mënyra se si Shqipëria e padrejtë e Edi Ramës shfaqet përdhunshëm cdo ditë, cdo orë, minutë e madje cdo sekondë.

Dje prokuroria kërkoi një vit burg për 8 burra te pafajshëm nga Kukësi. Krimi që ata kanë bërë ishte sepse tentuan të hiqnin zgjedhën që qeveria u vuri në qafë, atyre dhe gjithë shqiptarëve, traun e rrugës Durrës-Kukës.

Po dje, ish deputeti demokrat Agron Shehaj publikoi bilancin e artë të koncesionit. 10 milionë euro fitime që në vitin e parë. Dhe historia do vazhdojë per 35 vjet me radhë.

Sot Policia rrethoi Teatrin Kombetar. Këtë herë armiqtë e shtetit janë artistët dhe qytetarët e lirë. Ata te cilet në mënyrë heroike po mbrojnë historinë e qytetit, por mbi të gjitha pasurinë publike nga babëzia e oligarkëve.

Kjo është Shqipëria sot. Cifligu privat i një grushti bejlerësh, të cilet e vjedhin dhunshëm cdo ditë. Njësoj si Hernan Cortes dhe gjithë kolonizatorët e tjerë famëkeq vodhën popujt e Amerikës Latine shekuj më parë. Me të njëjtin model. Privatizim i dhunshëm fitimesh dhe shperndarje e kostove mbi kurrizin e popullit.

Vetëm këtë javë, kater kontrata te cmendura grabiten 500 milionë euro nga a ardhmja e shqiptareve. Milot-Balldrene, Orikum-Dukat, nje koncesion kriminal per pompat e karburanteve dhe nje tjeter qe po behet gati per kolaudimin. Te gjitha do te paguhen deri ne qindarken e fundit nga shqiptaret.

Ata që sot janë në moshë do të paguajnë deri në diten e fundit të jetës. Kur të ikin nga kjo botë, borxhin do ja u lënë pas fëmijëve. Të rinjtë do të paguajnë, derisa të dalin në pension, e ndoshta edhe më tej. Ata që sapo kanë lindur dhe që nuk kuptojnë ende asgjë, as ata nuk do të shpetojne dot.

Fatura e haracit vetem rëndohet. Kjo është Shqiperia Europiane, që qeveria po ndërton cdo ditë me kartelin e saj të “bamirësve”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.