Shqipëria është vendi ÇUDIRAVE! Hajduti që vodhi Prokurorinë e Elbasanit, fiton tenderin e KEESH 180 MLN lekë
Shqipëria është vendi i çudirave. Këtë shprehje për fat të keq nuk mund ta hedhë dot poshtë askush, sado zemërmirë të jetë. Por kur vjen rasti tek tenderat, këto çudi marrin përmasa të frikshme, sidomos kur në mes përfshihet edhe Gysi i KESHIT.
Rezulton se Ergys Verdho, drejtuesi aktual i Sh.A. Korporata Elektroenergjitike Shqiptare, ka shpallur fitues të një tenderi në vlerë rreth 180 milionë lekë të vjetra, një person të akuzuar se ka vjedhur Prokurorinë Elbasan.

Bëhet fjalë për shtetasin Ded Malutaj nga Puka, administrator i kompanisë JUNIK SHPK. Ky shtetas, është shpallur në kërkim në maj të vitit 2022, pasi u akuzua se i vodhi Prokurorisë Elbasan një shifër prej rreth 35 milionë lekësh.
Ded Malutaj bashkë me disa administratorë të tjerë, mashtroi Prokurorinë Elbasan nëpërmjet një tenderi për instalimin e sistemeve të kondicionimit. E thënë thjesht, Deda me shokë u akuzuan se instaluan kondicionerë difektozë që nuk i përmbushnin parametrat e kërkuara nga tenderi.

Por duket se ky fakt nuk i ka bërë përshtypje aspak Gysit që ta shpallë fitues. Bëhet fjalë për procedurën me numër reference REF-80178-09-15-2023 dhe me objekt “Zëvendësimi i tubacioneve dhe pajisjeve të sigurisë për sistemin e shkarkimit të ujërave të drenazheve në biefin e poshtëm në HEC Vau Dejës”.
Shikohet ndërkohë se tenderi është gjithashtu i dyshimtë, pasi në garë ka marrë pjesë vetëm fituesi. Pra kemi të bëjmë me një rast të pastër të mungesës së konkurrencës. Kuptohet që duke qenë se në tender ka marrë pjesë vetëm një firmë, ajo është shpallur fituese.

Është pikërisht firma JUNIK në pronësi të Ded Malutaj, e cila është shpallur fituese me ofertën e saj në vlerë 14,900,000 lekë të reja pa TVSH ose gati 180 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Kjo ofertë është ndërkohë sa 99.3% e fondit limit, duke e bërë të qartë idenë se Gysi e ka ditur që në fillim se kush do shpallej fitues.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



