E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqiperia ka  shumë pak të pasur dhe shumë lekarë
Publik News

Shqiperia ka shumë pak të pasur dhe shumë lekarë

Po flitet shumë për fisnikerinë italiane qe po ndihmojne njerezit atje dhe pasaniket e rinj te Shqiperise qe rrine si legena.

I kane thënë te gjitha por plotesoj vetem me kaq:

Pasuria, aristokracia, elitat kulturore dhe financiare duan shekuj te fermentohen. Pasuria është status shpirteror perpara se te jete status ekonomik.

Nuk i paragjykoj te pasurit sepse ka prej tyre qe ndihmojne fshehurazi dhe nuk bien ne sy.

I gjithe problemi i Shqiperise është se kemi shumë pak te pasur dhe shumë lekarë.

I pasuri është fisnik, nuk bën zhurme, nuk ka dalldi, nuk luan mendesh, nuk kalon ne delir, nuk e perfol nevojtarin, nuk e perdhunon ate, nuk kerkon status me dhunën e injorances dhe te lekut. I pasuri frymezon, mbush, ngop, kenaq, lumturon, tejkalon, toleron, fal, ben sikur nuk sheh dhe shuhet heshturazi atje tek qoshja e finsikerise dhe e modestise me koken poshte te mbushur plot me urtesi jete te trasheguar e fermentuar brez pas brezash.

Lekari është ndryshe. Lekarin e kap dalldia, lekari i ri behet i rende kot me kot, lekari nuk hap me telefonin, lekari do tre dite te ktheje mesazhin, lekarit nuk i kujtohet emri yt, ndonjehere as mbiemri as halli yt. Lekari nuk i ben lajk dikujt me poshte se vetja ekonomikisht sepse kujton se lajku i tij i jep status dhe vlera fukarait. Lekari është krijese me komplekse, me frikera, me dhimbje, me poshterim te pikturuar tek kujtesa e mishit te tij dhe e shfryn tek te dobetit sa te jete gjalle. Lekari është sketerre i varfër, nuk asgje tjeter pervec parave. Nuk ka asgje me shume se letrat me te pista në botë!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.