Shqipëria, kjo “studio gjigante e Adi Hilës”, dhe piranjat e “Fiksit”


Shqipëria në këtë fillim tetori po i ngjan një studioje gjigante të kompozitorit pervers Adi Hila. Videot hot i kulluan pak qelbin shoqërisë sonë, e cila shërbeu si Viagra për të ndezur kuriozitetin e një kurvërimi të pisët që ka ekzistuar përherë, nga zyrat shtetërore më të larta të administratës e deri te zyra më e thjeshtë private. Smartfonët janë ushqimi i shqipove nga videomania. Gazetarët janë të parët që i ndajnë mes tyre videot perverse. Virusi i videove hot ka mbërritur deri në fshatin më të largët. Bashkë me to është shfrenuar thashethemnaja e popullit më të varfër në Europë. Cirku me video zbukuron tavolinat e varfra të qytetarëve tanë.
— E mo, dhe Nikua ka video me ashtuuu!
— Jo mo, si ai çuçka i Bashkisë Ersekë mo? Po vajzën e gazetarit në dyshe? Po atë të Bigut? Po ministrin që i ikte avioni? Po ai vlonjati që ka një video të Ramës?!
— Po prit, o mavri, se nuk ke parë gjë akoma: çfarë ka Ergys Agasi me Vlorën e Kosovës! Sapo ngrihesh nga tavolina e pensionistëve të lagjes, të del “Fiksi”, që po ndjek nga mbrapa Belindën me mikrofon në dorë. Mendon se mos janë “Piranjat” e Vojos, por janë gazetarë të “Fiksit”.
Top Channel po bën investigime ndaj Belinda Ballukut?! Pastaj kujton intervistën e Gridës me Belindën në Tunelin e Llogarasë, kujton lotët, dy kolltuqe në hyrje të tunelit dhe befas të zënë të vjellat kur bëjnë si kritikë të mëdhenj këta të Top Channel-it.
Kë të besojmë, Gridën e Tunelit me mikrofon live apo gazetaren e “Piranjave” të “Fiksit”?
Ta bëjnë mediat që vërtet kanë bërë me qindra shkrime e investigime në vite për Belindën, për Ergys Agasin, Mirlinda Karçanajn dhe vetë Edi Ramën, quhet dhe është normale. Pastaj e kupton shumë mirë gijotinën në studion e Adi Hilës, videomaninë që ka marrosur pleq, plaka dhe të rinj. Gjobat e Top Channel-it që i thotë vetë ish-zëvendëskryeministrja Balluku. Këtu, sapo ngrihesh në mëngjes, të gjithë e kanë mendjen te gjobat: polici, artisti, inspektori, doktori, piktori, kompozitori e dreqi në të birin.
Shkurt, muhabeti është se jemi populli më i mirë në botë, trim e liridashës, vdesim për llogje dhe t’ia fusim njëri-tjetrit. Kemi humbur sistemin normal të vlerave. Atdheu ynë i ngjan studios gijotinë të kompozitorit pervers Adi Hila. Studioja e kompozitorit nuk është gjë para studios së Piktorit Mbret. Studioja e Mbretit ka intrigë, fantazi, biseksualitet, miliona, spiunazh, banda, video me Gysin, me Vlorën, me Nikon, video me vjedhje, me tendera, me vrasje me trafikant Yeffetin. Ka marreveshje të fshehta politikanësh majtas e djathtas. Ka vezë e protestues. Nuk mungojnë as pronarët e mediave, të cilët, përveç gjobave, janë të pazëvendësueshëm në procesin e shpëlarjes së trurit të shqiptarëve pa kthim. Harrova t’ju them se ka filluar audicioni i Big-ut! Aplikoni, aplikoni se po zihen vendet.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



