E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqipëria Morale dhe Amorale
OP-ED

Shqipëria Morale dhe Amorale

Kreshnik Çollaku

Në dhjetor të 90,kurrë nuk do të kisha imagjinuar që Shqipëria 28 vite më pas të ishte katandisur në këtë pikë.

Nuk është një ndarje politike apo ideshë…atë do ta kisha aq shumë preferuar.

Ndarja është Morale.

Kurrë  nuk do ta kisha imagjinuar këtë ndarje të thellë,turpëruese të vendit,të shoqërise mediave e politikës.
Sot qartësisht paraqiten dy pamje të ndara të vendit.
Droga e ka ndarë në dysh çdo gjë në këtë vend.
Cdo dite e mbremje palet po rreshtohen tragjikisht ne kete ndarje.

Amorali/Droga dhe Morali/AntiDroga janë palët e reja në shoqërine tonë të 2018.
Amorali/Droga ka aleatët e vet,në parlament,në pushtet e qeveri,në media gazetari e analistë,madje dhe në shoqërine civile diplomatë etj etj.
Morali/AntiDroga gjithashtu bën çdo ditë luftëtarët e vet.
Sado e pakuptimtë dhe e turpshme për vendin kjo betejë është reale dhe e ashpër.
Sonte patëm ndarjen e rreshtimim dhe midis të rinjve.

Amorali dhe Morali ndanë dhe rininë Bardh e Zi…

…te rinjtë demokratë protestë të Min Brendëshme.

…te rinjtë e Fresh,fishekzjarre për lirimin e Sajes.

Nëse do të kishte qenë në dorën time nuk do të kisha dashur të jetoja në Shqipërinë e kësaj ndarje midis Moralit dhe Amoralit…,por këtë vend nuk e lë,e për të mos e lënë duhet luftuar.

Kam vendosur të jetoj këtu e mbi të gjitha të rris në këtë vend djalin tim…,ndaj kam detyrën qytetare të luftoj për Shqipërine e Moralit kundër Amoralit.

Çdokush duhet ta bëjë këtë rreshtim…vend në mes nuk ka.

E ardhmja e vendit dhe e fëmijëve na e imponon këtë…nëse pak ndërgjegje e moral ka mbetur

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.