E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqipëria në avantazh me supergolin e Asanit
Lajme

Shqipëria në avantazh me supergolin e Asanit

Në orën 20:45 ka startuar përballja mes Shqipërisë dhe Çekisë, Euro 2024, sfidë e cila pritet të jetë vendimtare në lidhje me kualifikimin e “shqiponjave” tona në fazën e grupeve të kompeticionit më të rëndësishëm për ekipet Kombëtare në Evropë.

Ndeshja nis me një ritëm të çmendur dhe me luftë sportive që në minutat e parë, pasi ka përplasje të vazhdueshme në mesfushë.

Por, vetëm 9 minuta kanë mjaftuar që “legjionarët” tanë të gjejnë rrugën e rrjetës në përballjen e vështirë ndaj Republikës Çeke.

Pas një pasimi të bukur drejt sulmuesit me origjinë nga Shkupi, ky i fundit niset i vetëm drejt portës kundërshtare dhe me një goditje potente tund rrjetën e portierit Pavlenka

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.