E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqipëria në prag të historisë, vetëm një fitore larg mrekullisë
Lajme

Shqipëria në prag të historisë, vetëm një fitore larg mrekullisë

Kombëtarja shqiptare e futbollit është vetëm një hap larg nga ëndrra e madhe,  kualifikimi për herë të parë në play-off-in e Kupës së Botës.

Fati i kuqezinjve varet nga dy ndeshjet e fundit në grup, ku çdo gol, çdo pikë dhe çdo rezultat do të ketë peshë vendimtare.

Anglia e ka siguruar tashmë kualifikimin direkt si e para e grupit, ndaj në garë ka mbetur vetëm vendi i dytë, që garanton biletën për në fazën tjetër.

Shqipëria zbret në fushë të enjten ndaj Andorrës, ndërsa në të njëjtën kohë, Anglia përballet në “Uembli” me Serbinë – kundërshtaren direkte të kuqezinjve në garën për vendin e dytë.

Një fitore e Shqipërisë ndaj Andorrës, e kombinuar me një triumf të Anglisë ndaj Serbisë, do të mjaftonte për të mbyllur llogaritë që të enjten.

Në atë rast, ndeshja e së dielës në “Air Albania” ndaj anglezëve do të kthehej në një festë historike për tifozët shqiptarë.

Çdo skenar tjetër do ta mbante tensionin deri në fund, pasi Serbia do të luajë në shtëpi me Letoninë, në të njëjtën kohë që Shqipëria pret kampionët e “Tre Luanëve” në Tiranë.

Një javë emocionuese për kuqezinjtë, që mund të shndërrohet në kapitullin më të bukur të historisë së futbollit shqiptar.

dgfgfdgfdgfdfgdfdg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.