Shqipëria në rrezik: Transferimi masiv i vendeve të punës jashtë po shkatërron tregun e brendshëm
Në një kohë kur shumë vende po përfitojnë ngatendencat e “nearshoring“, zhvendosja e prodhimitmë pranë tregjeve të destinacionit, Shqipëria duketse po humb një mundësi të rëndësishme. Jo vetëmqë vendet e punës nuk po shtohen, porgjithnjë e mëshumë procese dhe pozicione pune po zhvendosen jashtë vendit, një fenomen që ka pasoja përekonominë dhe stabilitetin e tregut të punës.
Punëtorët raportojnë për ndryshime të rëndësishmebrenda një periudhe të shkurtër prej 12 muajsh. Njënë tre persona (35%) deklarojnë se në vendet e tyretë punës janë prezantuar teknologji të reja digjitale, ndërsa 47% thonë se janë krijuar produkte oseshërbime të reja. Megjithatë, këto zhvillime nuk janëdomosdoshmërisht pozitive për punëtorët. Shpesh, futja e teknologjive të reja çon në nevojën për tëndryshuar aftësitë ose për të përballuar një presiontë shtuar për adaptim, duke i bërëpunëtorët, sidomostë rinjtë dhe ata në pozicione të kualifikuara, tëndihen të ekspozuar ndaj pasigurive të reja.
Nga ana tjetër, dalohet një përpjekje formale e sektorit publik për të ndjekur trendet e modernizimittë tregut, duke investuarnë arsimimin dhe trajnimin e mëtejshëm të punëtorëve, sidomos në fushën e teknologjisë. Kjo është një përpjekje për të ndihmuarpunëtorët të përballen me kërkesat e reja që sjellin teknologjitë digjitale dhe për t’i pajisur ata me aftësitë avancuara. Por sfidat mbeten të mëdha: evidencatregon se ekspozimi ndaj teknologjisë, ndonëse idomosdoshëm, kërkon investime të vazhdueshme përtë mbështetur një treg pune të qëndrueshëm dhe përtë ruajtur pozicionet e punës brendavendit.
Ndërsa Shqipëria përballet me sfida të rëndësishmenë ruajtjen e vendeve të punës dhe në përshtatjenme zhvillimet teknologjike, pyetja që mbetet është: A do të mund të adoptojë politika tëqëndrueshme përtë mbajtur dhe zhvilluar tregun e saj të punës, aporritja e vazhdueshme e kostove dhe rënia e mbështetjes për prodhimin do ta lënë Shqipërinëgjithnjë e më të varur nga tregjet e jashtme?
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



