E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SHQIPËRINË PO E FSHIJNË ME GOMË!
Publik News

SHQIPËRINË PO E FSHIJNË ME GOMË!

Shqipëria tashmë ka hyrë në një proces kreativ asgjësimi. Meqenëse njerëzit që popullojnë këtë “qoshe” të Evropës nuk u treguan kurrë të aftë të mbrojnë dhe të gëzojnë ato që Zoti u ka falur me bujari, ato gjithnjë kanë ardhur e na i kanë marrë të huajt. Deri tani na kishin marrë çfarë ndodhet në tokë dhe çfarë prodhon mbitoka. Nga kromi, bakri, nafta e deri tek hashashi. Ka nja dhjetë vite që po na grabisin edhe njerëzit; me motivin e të drejtës për “lëvizjen e lirë”, këtij vendi po i rrëmbejnë rininë dhe krahun e specializuar të punës.

Së fundi po nxitojnë të vënë dorë edhe në trashëgiminë kulturore historiko-arkeologjike. Si fillim do ta “mjelin” për para dhe më vonë do ta trafikojnë dhe do ta tjetërsojnë. Në fund të fundit përse u duhet shqiptarëve historia e prejardhjes së tyre kur në këto troje nuk do të mbeten më shqiptarë?

Sot ne shqiptarët po jetojmë një dramë ekonomiko-sociale, por pak janë të ndërgjegjshëm për tragjedinë ekzistenciale.
Nuk është çudi që pas disa shekujsh Shqipëria të pësojë fatin e Trojës; të jetojë në gojëdhëna dhe me dëshminë e vetëm disa mureve të rrënuar, ose më keq akoma, ta kërkojnë nën det siç kërkojnë qytetërimin e humbur Atlantis!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.