E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqipërisë i largohet 22% e totalit të mjekëve dhe studentët më të mirë
Lajme

Shqipërisë i largohet 22% e totalit të mjekëve dhe studentët më të mirë

1028 mjekë profesionistë, që përbëjnë 22% të totalit në vendin tonë, janë larguar nga Shqipëria përfundimisht. Shqipëria ka një stok të mjekëve prej 4745 doktorësh.

Fenomeni largimit të këtyre profesionstëve është masivizuar veçanërisht në dekadën e fundit. Aktualisht, rreth 62% e të diplomuarve në mjekësi në 4-5 vitet e fundit nuk preferojnë të konkurrojnë fare në tregun vendës, por përgatiten të ikin jashtë vendit.

Studentët e mjekësisë në këtë vit përbëjnë 18% të totalit. Janë plot 22834 studentë, që kanë zgjedhur këtë orientim profesional. E megjithatë, sërish Shqipëria nuk plotëson kushtet që kërkon tregu për mjekë e infermierë.

E ndërkohë, ata që largohen janë studentët më të mirë, elitat e kësaj fushe, çka e bën edhe akoma më alarmante. Shumë prej tyre regjistrohen që në vit të parë në kursin e gjermanishtes, për të mësuar gjuhën dhe për të qenë gati për emigrim menjëherë pas diplomimit.

Një fenomen si largimi masiv i mjekëve nga Shqipëria ka pasoja të mëdha për sistemin shëndetësor dhe popullsinë në përgjithësi. Nëse një numër i madh i mjekëve të kualifikuar vendosin të largohen, mund të ketë një mungesë të rëndësishme të shërbimeve shëndetësore dhe kujdesit për pacientët.

Largimi i studentëve të talentuar, veçanërisht elitat e fushës së mjekësisë, është një tregues për gjendjen e vështirë ku ndoshet mjeksia shqiptare.  Është e rëndësishme që të ndërmerren masa për të përmirësuar kushtet dhe mundësitë e ofruara në Shqipëri për tërheqjen dhe mbajtjen e studentëve të talentuar në fushën e mjekësisë.

 Duhen politika  të forta për tërheqjen e studentëve të talentuar dhe rritjen e investimeve në arsimin mjekësor në vend. Krijimi i mundësive për   trajnime të specializuara në vend, si dhe ofrimi i mundësive të punësimit atraktive për diplomuarit e rinj, janë aspekte të tjera që mund të ndihmojnë në zvogëlimin e fenomenit të largimit të mjekëve nga Shqipëria.

Kjo është një sfidë komplekse dhe kërkon angazhim të gjërë nga institucionet shëndetësore, qeveria dhe shoqëria civile për të gjetur zgjidhje afatgjata dhe të qëndrueshme për të adresuar problemin e largimit të mjekëve në Shqipëri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.