E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“SHQIPËRITË” TONA MODERNE
Publik News

“SHQIPËRITË” TONA MODERNE

KIM MEHMETI 

Nuk është gjithaq me rëndësi zënka mes burrështetasve shqiptarë dhe ajo çka, për shembull, u thotë Kryeministri i Shqipërisë opozitarëve dhe Presidentit të vendit, siç nuk janë të rëndësishme as talljet e tij thuajse me mbarë shqiptarinë. Nuk kanë rëndësi as thëniet e opozitarëve drejtuar Kryeministrit të shtetit, që duket sikur komunikojnë thuajse me një rrugaç të pandreqshëm.

Ajo që ka më tepër rëndësi është heshtja e turpshme, poshtëruese dhe trishtuese e akademikëve, krijuesve, profesorëve…, heshtja që ndihmoi fuqizimin e hajdutëve dhe kriminelëve politikë të cilët morën në duar fatin e shqiptarisë. E rëndësishme, pra, është heshtja që shpalos kalbëzimin e vlerave tona, kalbëzim që shton plehun politik.

Nëpër Shqipëritë tona mbisundon heshtja sepse ne nuk guxojmë të flasim për par tizimin që shkatërroi çdo gjë shqiptare, sepse ne jemi prindërit që fëmijëve tanë u ndër tuam shoqëri ku një dele kushton qindra euro, ndërsa një votues vetëm dhjetëra, ku deputeti shitet e blihet për miliona euro, ndërsa votuesit e tij për një thes me miell.

Në shoqëri të tilla flitet për destruktivitetin e feve, por jo për ‘talebanët’ tanë partiakë që varfëruan popullin, që e detyruan rininë tonë të degdiset nëpër botë, ku në pjesën më të madhe ajo deshqiptarizohet e kriminalizohet.

Pikërisht, ne heshtim sepse kemi frikë ta themi të vërtetën se radikalizmi dhe banditizmi partiak janë ato që ‘Shqipëritë tona i bënë xhungla, ku nuk ia vlen të jesh as i mençur e as i ndershëm ngaqë fatin ta përcaktojnë qeveritarë e burrështetas të cilët e dinë se kur mik dhe këshilltar ke cubin e katundit, nuk ke pse druan nga të ndershmit dhe mendimtarët e tij.

… Me siguri e keni dëgjuar thënien se vetëm gjatë fëmijërisë dhe rinisë njeriu jeton me fytyrën që i ka dhënë Zoti. Pra njeriu lind e rritet me fytyrën që i ka dhënë Zoti, por plaket e vdes me fytyrën që vetë ka zgjedhur: me atë të turpit apo atë të njerëzores. Na mbetet pra të zgjedhim se me cilën fytyrë do t’i mbyllim sytë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.