E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqipja e re!
Lajme

Shqipja e re!

Denis Dyrnjaja

Një nga lajmet më të vlefshme e shumë të rëndësishme të vVtit 2024, por besoj edhe të këtyre 34 viteve demokraci, është botimi i fjalorit të ri të gjuhës shqipe. Ai do të ketë 120 mijë fjalë dhe pasurohet edhe me fjalë të reja të dialekteve bazë të shqipes. Kjo e bën edhe më dinamike dhe e diversifikon shqipen si gjuhë. Keqardhje që kjo ngjarje me përmasa dhe e një rëndësie historike për një komb, kalon në heshtje, pa diskutime, opinione apo debate publike masive, pasi vëmendjen e marrin banalitetet e fast food-it mediatik me çështje totalisht të pavlera për shoqërinë.

Telenovelat e divorceve, tradhëtive me dashnore e dashnorë si dhe filmat aksion të krimit të organizuar të servirur pa ndalim kanë kangrenizuar hapësirat mediatike sa një akt historik si përditësimi i fjalorit të gjuhës amëtare kalon sikur të mos ketë ndodhur!

Dekadencë kulturore!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.