E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqipnisë nuk i ka hije me bo dasëm me dajre t’çetnikëve
Publik News

Shqipnisë nuk i ka hije me bo dasëm me dajre t’çetnikëve

Z. Edi Rama po të drejtohem në emnin e të gjithë kosovarëve, anulo Goran Bregoviçin!

Ai dhe kangët e tij që ishin himni i çetnikëve serb për të prerë fëmijët, nanat, motrat, vëllezërit e baballarët tanë nuk mund t’jetë në Shqipni për të festuar në festën e birrës.

Zgjidh ke të duash nga artistet me mua në krye, ani pse nuk këndoj në festa birrash, por po të vij unë dhe gjithë kolegët pa asnjë lloj detyrimi, me festu sëbashku me muzikën tonë të bukur shqipe. Po jo me atë e ata që neve na i prenë fëmijët në djep.

Tregohu burrë nji herë në jetë e mos na lëndo ma shumë! Mos na i qit kripë plagës!

Unë jam vetë artist, e misioni i artistit është me ndjellë paqe përmes artit, por ky rast asht krejt ndryshe dhe ju e dini pse!

E sa i përket renditjes se kush erdh i pari e kush i mrami kur Shqipninë e dridhi tërmeti, n’kët punë renditja asht krejt e pa randsishme!

Shipnija asht bo sofra e shtrati jone at‘herë kur çetnikët serb me kangët e Goranit na i kanë përmys e djegë shpiat e baballarëve.

Mos i raftë kurrë Shqipnisë me u provu në të keq, se t’madh e t’vogël aty na ka. T’parët!

Thuaji jo Bregoviçit z. Kryeministër!

Shqipnisë nuk i ka hije me bo dasëm me dajre t’çetnikëve!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.