“Shqiponjat” rrethojnë mjetin luksoz, disa të shoqëruar në Fier
Një automjet luksoz është rrethuar dhe bllokuar mbrëmjen e kësaj të marte në qendër të Fierit, pas një ndërhyrjeje të forcave të Policisë dhe shërbimeve “Shqiponja”.
Sipas të dhënave paraprake, ndërhyrja dyshohet se është bërë pas një konflikti mes disa të rinjve. Pas marrjes së njoftimit, forcat “Shqiponja” dhe shërbimet e rendit kanë mbërritur në vendngjarje, duke lokalizuar automjetin ku ndodheshin personat që dyshohet se ishin përfshirë në konflikt.
Mjeti luksoz është ndaluar në zonën qendrore të qytetit, ndërsa personat që dyshohet se janë përfshirë në një debat të ashpër janë shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.
Nuk ka ende të dhëna të qarta mbi shkaqet që çuan në konflikt apo nëse gjatë përplasjes ka pasur persona të dëmtuar.
Ndërkohë, uniformat blu vijojnë veprimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa pritet që në vijim të dalin më shumë detaje lidhur me atë që ka ndodhur.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



