E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqiptarët mbahen me paratë që dërgojnë emigrantët
Lajme

Shqiptarët mbahen me paratë që dërgojnë emigrantët

Shqipëria mbetet një ndër vendet më të varfëra të Europës. Familjet shqiptare në pamundësi të përballimit të jetesës me të ardhurat që kanë, kërkojnë shpesh ndihmën e të afërmëve në emigrim. Vit pas viti paratë që emigrantët dërgojnë (remitancat) në vendlindje është në rritje. Raportohet se për vitin 2022, emigrantët dërguan në familjet e tyre 1.2 miliardë euro. Kjo është sasi më e madhe e parave të dërguara ndonjëherë, e përkthyer në 9.2% të buxhetit të shtetit.

Afërsisht 1 në 4 familje në Shqipëri jeton me remitancat, shifër që pritet të rritet vit pas viti duke parë vështirësitë e kostove të jetesës. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se rritja e remitancave vijuar edhe gjatë 2023. Për 9-mujorin, dërgesat e emigrantëve arritën në 1.05 miliardë euro, në rritje me 16.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Pritet që deri në fund të viti të kemi më shumë dërgesa në para se viti 2022 që u mbyll me 1.2 miliardë euro.

Keqmenaxhimi taksave të qytetarëve nëpërmjet tenderave korruptiv, koncesioneve që zgjasin dhe përfitojnë fonde shtesë se parashikimi, korrupsioni i administratës dhe vjedhjes nëpërmjet skemave fiktive, bën që shqiptarët të varfërohen dhe një grup njerëzish, pjesë e politikës apo të lidhur me politikën, të pasurohen cdo ditë e më shumë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.