Shqiptarët nuk janë vetëm në shtëpitë e barit, Broja është krenaria e Tiranës dhe… Londrës
Armando Broja është padyshim ylli më i shndritshëm i Kombëtares së Shqipërisë. Ylli i sulmit është pjesë e Chelseas në Angli, megjithëse për momentin është jashtë fushave, pasi ka pësuar një dëmtim, që do ta lërë pushim edhe për rreth dy muaj.
Gjithsesi, kjo nuk e pengon klubin londinez të krenohet me një nga prodhimet ekskluzive më të mirë të akademisë. Djaloshi nga Malësia e Madhe ka kaluar çdo hap te blutë e Londrës, teksa vetëm së fundmi ka firmosur një kontratë afatgjatë ku përfiton gati 2 milionë euro në sezon.
Këto ditë në rrugët e Londrës është shfaqur imazhi Brojës me nënshkrimin: “Krenaria e Londrës”. Këto postera në formë reklamash janë të zakonshme për klubin londinez, por ky i Brojës padyshim që ka një mesazh dhe simbolikë të veçantë për shkak të gjithë fjalëve rreth shqiptarëve në Angli.
Ky baner jep qartësisht mesazhin se shqiptarët nuk janë vetëm ata që fshihen nëpër shtëpitë e barit dhe bëjnë “çorap” policinë, por dinë shumë mirë të ngjiten në elitën e shoqërisë dhe të bëhen idhuj edhe për vetë vendësit. Kështu, Armando Broja është krenaria e Londrës, por edhe e Tiranës.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



