E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqisë m’shqisë & autorit të rubrikës Sy m’sy që ideoi sistemin 12 vjecar xhep m’xhep
Lajme

Shqisë m’shqisë & autorit të rubrikës Sy m’sy që ideoi sistemin 12 vjecar xhep m’xhep

Alba Alimehmeti Kepi

C.I 75 vjec, pensionist italian jeton në Shqipëri prej 10 vitesh.

Për mediat ka ditë që ka mbushur faqet duke rrëfyer historinë e tij të transferimit nga Puglia në Shqipëri së bashku me bashkëshorten.

Ka blerë shtëpi në Durrës, ka krijuar një shoqatë për pensionistët italianë që jetojnë në Shqipëri e shprehet se ka gjetur në vendin tonë qetësinë e sigurinë që i kish munguar në Itali. Madje shton se në këtë vend, pra në Shqipëri, ekziston qartësia e forcës së ligjit që nuk toleron askënd e një sistem shëndetësor që i kushton sa gjysma e asaj që paguanin në Itali.

Zoti C shëtit në bukuritë e vendit tonë, darkon o drekon ku të preferojë se me 15 euro vakti ia del dhe të paguajë sa herë të dojë faturat e restoranteve.

Zoti C merr mbi 1500 euro në muaj e paguan zero taksa nga pensioni i tij në Itali duke zgjedhur Shqipërinë si vendbanim fiskal e rezidencial.

S shqiptare është 75 vjece e merr 180 mijë lekë të vjetra në muaj pension.

Jeton në të njëjtën shtëpi prej mbi 50 vite. 30 mijë lekë të vjetra i kushtojnë cdo muaj ilaçet e zemrës e lutet që shëndeti ta mbajë e mos ta zë ndonjë virus që do të kërkojë ilace të tjera e larg qoftë ndonjë grafi. Cdo javë ndan një 2 mjëshe të vjetër për takuar mikeshat në një lokal ku pijnë cajin me biskota o cokollatat që i marrin me vete me rradhë, një javë njëra, një javë tjetra. Fruta e verdura i kushtojnë sa në Itali e mundohet të shkojë tek marketa ku i gjen më lirë se tek supermerkati që ka pranë banesës. Ushqimet si mish e makarona, i kushtojnë më shumë se në Itali, është rritur benzina thonë e është krizë.
Ka vite që pret një vendim gjyqi mbi një pronë të zaptuar por ligjin e bën Maliqi e forca e tij matet me para.
Ditën e pensionit vesh në pallto të gjerë që mbështjell në gjoks kuletën me paratë e preferon të ecë në këmbë se në autobuz i ka ndodhur ta vjedhin dhe ato qindarka që mbante në xhep.

Italian C nuk e ka këtë problem se nga Italia ku jetoi për 65 vite ka sjellë makinën e sapo blerë madje dhe një kamper që e përdor të shëtisë bashkë me gruan jugun e veriun e Shqipërisë.

S 75 vjec me pensionin e shtetit shqiptar nuk i del të mbyllë muajin e jo më për restorante e udhëtime turistike. Ka zgjedhur të jetojë në Shqipëri në vendin e saj dhe pse ka vite me dokumente italiane të marra nga fëmijët që jetojnë në Itali. Zgjedhje e rëndë, por e berë me zemër.

C 75 vjec pensioni italian del dhe i tepron në Shqipëri sa të investojë duke blerë shtëpi e të ri realizojë veten me shoqata e aktivitet argëtuese.

S shqiptare si më të shumtët e 750 mijë pensionistëve shqiptarë jeton në limitet e jetës dinjitoze dhe pse këtij vendi që quhet Shqipëri i ka dedikuar jetën me punë e familje.

C si rreth 3000 pensionistë italianë që kanë vendosur të shmangin taksimin e vendit të tyre e të transferohen në Shqipëri, jetojnë të qetë e mirë larg Italisë në Shqipëri.

Mediat italiane përcjellin historinë e C me titujt në Shqipëri një darkë kushton 15 euro e një shtëpi me qera 300 euro në muaj.

Injorojnë të vërtetat e dramat e pensionistëve shqiptarë që me 100-200 euro në muaj janë të harruarit e tallja prej 3 mandatesh e qeverisë socialiste.

Shqisë m’shqisë & autorit të rubrikës Sy m’sy që ideoi sistemin 12 vjecarë xhep m’xhep.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.