Shtatë orët ruse të McGonigal për federalët, tmerri i Ramës për orët e 26 shkurtit
Basir Çollaku
Në Nju York, ish-drejtori kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal, ka pasur një tjetër malore hetimore prej 7 orësh. Sfilitja e tij nuk ka pasur vetëm lot, por edhe të fshehta të treguara për agjentët federalë.
Sekretet ruse të “Deripaska” kanë pasur degëzime domethënëse dhe shumë të rënda në Shqipëri, ku Rama ishte garant lejedhënës biznesesh për ekipin ruso-amerikan-kinez-shqiptar.
Edi Rama më herët ka qenë dëshmues përballë federalëve amerikanë, përpara se të ligjëronte në OKB.
Është seanca e lajmëruar për dosjen shqiptare për rrëfimin e Charles, për porositë e Ramës. Ndaj çekilibrimi i tij është rritur dhe do të thellohet. Aty do të zyrtarizohen rrëfimet qe kanë emrin e Edi Ramës për paligjshmëritë, korrupsionin, blerjet.
Edi Ramës i duhet një alibi me shkresa ndaj kërkon arrestimin e Sali Berishës, për t’u thënë e dhënë amerikanëve se ka çështje, ka dosje.
DASH nuk ia ka dhënë dosjen e pretenduar as Kongresit amerikan dhe asnjë kërkuesi tjetër.
Berisha mundet të kërkojë këtë nëpërmjet gjykatës në USA. Dhe kjo mund të ndodhë.
E patë Gjykatën Kushtetuese Socialiste si refuzoi politikisht një kërkesë ligjore. Aty Rama nxiton të prodhojë një sajesë juridike në Shqipëri për të mbajtur hapur dosjen bosh të deritanishme. Kryeministri kërkon të mbrohet duke shërbyer, duke shitur.
Ajo që mund të dalë me 26 shkurt në gjykatën amerikane e bën Ramën potencialisht të pandehur. SPAK dhe gjykatat janë nën kontroll të plotë Rama-Soros dhe vrapojnë në tejkalim procedurash të gatuajnë vendimin e porositur. Kujtoni kabllogramin e Soros me 21 janar kur i shkruante Hillary Clinton se duhej ndërhyrë në Tiranë dhe meraku ishte si të shpëtohej Rama.
Asgjë rastësisht..
Shtatë orët kanë material trembës për Ramën.
Orët e 26 shkurtit do të jenë më përvëluese për Rama – Deripaska – kinezë – rusë…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



