Shteti i dha MONOPOLIN për operacionet e trombozës në Shqipëri Klodian Allajbeut, me ÇMIM 20 mijë euro operacioni
Në Shqipëri shteti ia ka shitur të gjitha shërbimet shtetërore privatit. Oligarkët e shëndetësisë paguhen me taksat e qytetarëve për shërbime që duhej t’ia ofronte shteti qytetarëve e këta të fundit duhet të paguajnë me miliona lekë plus nëse duan të mos ikin nga kjo jetë.
Monopoli për operacionet e trombozës në Shqipëri deri në vitin 2029 i është dhënë privatit. Nëse ju bie trombozë dhe doni të paguani biletën e fatit gërvisht e fito për të patur një shans për të jetuar duhet të paguani 20.000€ tek Spitali Amerikan i Klodian Allajbeut, por nëse nuk i keni këto para, kthejini sytë nga Zoti!
7 Milion € ka qenë fondi i akorduar në vitin 2014 për ngritjen e klinikës kirurgjikale të trombozës në QSUT por që u vodh nga Ilir Beqaj dhe më pas iu kalua Allajbeut. Manastrliu në 2020-ën bleu pajisjet me një tender me vlerë 3.2 MLN € nga taksat e qytetarëve dhe më pas i zhduku ato duke i pasuar monopolin e këtij shërbimi Allajbeut.
Pajisjet u zhdukën pas rastit të aktorit Genc Fuga i cili pësoi trombozë dhe shteti nuk mund të përballonte rastin pasi ia ka kaluar Allajbeut për 20.000€ për kokë pacienti. Fuga mundi të operohej tek privati falë kontributeve monetare të qytetarëve në një llogari GoFundMe.
Oligarku fiton 7-10 milionë euro në vit nga kjo marrëveshje që i ka kaluar shteti. Ka përfituar koncesionin e hemodializës për 8.6 MLN $ dhe merr pagesa çdo vit nga Buxheti i Shtetit edhe për shërbime të pakryera, është përfitues i shifrave të frikshme nga taksat e popullit në tendera publikë e megjithatë Spitalin Amerikan e deklaron me humbje.
Sipas ekspertëve, ky shërbim mund të ofrohej fare mirë në shtet por qeveritarët kanë vendosur t’ia japin privatit për ta pasuruar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



