Shteti ka shkollen, komisariatin, spitalin
Plasi skandali ne shkolle.
Roja abuzonte nxenesen. Roja ishte toleruar madje levizur nga shkolla ne shkolle. Problemi ishte sistemik. Shpertheu protesta. U arrestua Abaz Dogu.
Ministrja na tregonte sa shume kishte bere ajo per t’iu pergjigjur denoncimeve dhe sa mire ishim ne krahasim me te shkuaren.
Plasi skandali ne komisariat.
Polici vrau Klodian Rashen. Shoku e mbuloi, SHÇBA u perpoq ta justifikonte, prokuroria i vendosi nje akuze absurde, media anatemoi viktimen.
Problemi ishte sistemik.
Populli protestoi dhe polici u arrestua.
Ministri dha doreheqje por sipas fjaleve te tij nuk ishte fajtor. Na tregoi kaq e aq arritje te tij. Nuk mungoi krahasimi me te shkuaren.
Plasi skandali i Tires ne spital.
Kuptohet nga te gjithe ata qe kane shkelur te pakten nje here ne spitale shqiptare qe ajo ishte nje seksere e rendomte. Parate per te kryer sherbimin nuk i merrte ajo. Thjesht i transportonte.
Populli u indinjua. Tirja u arrestua.
Problemi mbeti.
Propaganda na thote se jemi shume mire, ne mos shume mire te pakten me mire se ç’kemi qene.
Nje shtet qe te rreh ne çerdhe (rastet e dhunes dalin ne media), te dhunon ne shkolle, te keqedukon me Turin (prandaj ata i dergojne femijet ne shkolla private), te arreston dhe te mban peng derisa t’i paguash opgj ose prokurorit gjoben, te vjedh dhe te trajton si ngeles ne universitet, te shantazhon per likes dhe share ne vendin e punes ne administrate, te le pa kushte ne miniere, pa rroga ne rafineri, te le pa ngrene dhe pa lare ne spital. Ne fund fare te detyron te fusesh mik dhe per agjensine funerare. I vjedhur nga djepi deri ne arkivol.
Nje shtet i privatizuar ne çdo qelize por s’dihet kush e ka blere.
Kujt i duhet nje shtet qe s’i duhet as dreqit?
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



