E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shuhet në moshën 34-vjeçare aktorja e famshme e ‘Little Women Atlanta’
Publik News

Shuhet në moshën 34-vjeçare aktorja e famshme e ‘Little Women Atlanta’

Aktorja Ashley Ross ka humbur jetën në një aksident me makinë.

Ashley Ross, ylli i shfaqjes “Little Women Atlanta”, ka humbur jetën në moshën 34-vjeçare. Ross e kemi njohur në rolin e saj si zonja Minnie.

Në aksident aktorja ka marrë plagë të rënda të cilave nuk ka mundur t’i mbijetojë, raporton ‘Mirror’.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije kompania e saj menaxhuese me anë të një postimi në emër të familjes Ross.

“Është e trishtueshme që ne të konfirmojmë në emër të familjes se Ashley Ross nuk i mbijetoi lëndimeve të aksidentit tragjik me makinë”, shkruhet në postim.

Filmi “Little WËomen Atlanta” tregon një grup femrash që jetojnë në Atlanta dhe përballen me shoqërinë, karrierën dhe meshkujt.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.