Shuhet zjarri në Zaporizhzhia, Moska akuzon Kievin: Bombardoi termocentralin
Lufta në Ukrainë arrin në ditën e 901. Zjarri që shpërtheu të dielën në termocentralin bërthamor të Ukrainës në Zaporizhzhia u “shua plotësisht” brenda natës.

Këtë e bënë të ditur autoritetet pro-ruse në rajon. Kompania ruse e energjisë bërthamore Rosatom tha se një kullë ftohëse në termocentral kishte pësuar dëmtime serioze për shkak të dy sulmeve nga dronët ushtarakë ukrainas.
“Dy sulme nga dronët ushtarakë të forcave të Kievit u nisën mbrëmë në njërën nga dy kullat ftohëse, duke shkaktuar një zjarr brenda uzinës, i cili u shua nga njësitë emergjente”, raporton agjencia ruse e lajmeve Tass.
“Megjithatë, pjesa e brendshme e kullës ftohëse ka pësuar dëmtime serioze: rreziku i një shembjeje të mundshme të strukturës do të vlerësohet nga specialistët kur situata ta lejojë”, shtoi Rosatom.
Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Mariano Grossi, siguroi nga ana e tij se “nuk ka asnjë ndikim në sigurinë bërthamore” pas asaj që ndodhi. Sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, megjithatë, zjarri në uzinë u ndez nga “pushtuesit rusë”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



