E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si dhe pse Basha nxitet nga Trump kundër Ramës
Sot

Si dhe pse Basha nxitet nga Trump kundër Ramës

Kstriot Myftaraj

Vendimi i kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha për djegien e mandateve të opozitës, një vendim në të cilin u bashkua dhe LSI, por vendimi i parë ishte i Bashës dhe këmbëngulja ishte e atij. Është një vendim që nuk është në natyrën e Lulzim Bashës dhe atë që ka treguar ai deri tani. Në karakterin e tij nuk mund të thuhet se është një politikan i vendimeve të forta. 

Dikush mund të thotë se pas vendimit qëndron ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha, por nuk e besoj që Basha të marrë vendime të tilla për të cilat ai ka të gjithë përgjegjësinë, ndërsa nëse nuk është ai që e ka marrë drejtëpërdrejtë vendimin përfiton dikush tjetër. Gjithësesi vendimi është i Bashës dhe analizat janë sesi është e mundur që një njeri kaq i kujdesshëm, si është e mundur që Basha, ky politikan që nuk është tipi i atyre politikanëve që kapërcejnë Rubikonin ta ndërmarrë këtë akt. Ai tashmë e di se çfarë është presioni i madh amerikan. 

E di shumë mirë që presioni do të vijë duke u rritur, që tani ka filluar nga BE dhe SHBA. Atëherë si i ka hyrë Basha kësaj aventure, a ka ndonjë mbështetje amerikane Basha që qëndron përtej burokracisë së DASH? Zëri i Amerikës ndërmori një fushatë të paprecedent që publikonte përgjime që godisnin qeverinë e Ramës. Kuptohet që administrata e Trump dëshiron një përmbysje politike në Shqipëri, dëshiron largimin e Ramës nga pushteti dhe pse jo dhe nga drejtimi i PS. 

Vëzhguesit e Presidentit Trump kanë vënë re një gjë që Presidentin e superfuqisë së botës nuk e marrin shumë seriozisht në botë dhe për këtë arsye ndërmerr veprime të forta. E shikojnë si një lloj magjistari të Ozit.Trump është në provë para këtyre diktatorëve që janë mësuar të shohin realitetin në mënyrën e tyre dhe rregullat e tyre janë pak a shumë ato të xhunglës, mbijetesës. Rama do të donte që fyerjet ndaj Trump të harrohen. Nxitja e Bashës sipas të gjitha analizave dhe të dhënave ka ardhur nga rrethi i presidentit Trump  dhe kjo e bën edhe më të madh shqetësimin e Ramës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.