E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si i fsheh qeveria vdekjet nga COVID?
Publik News

Si i fsheh qeveria vdekjet nga COVID?

Po përse? Sepse e kishte nën kësulë. Edi Rama dhe Komiteti i tij na gënjejnë për numrin e të vdekurve nga COVID.

Po si na gënjejnë?

1. Nuk testojnë njerëzit me simptoma. Nëse testojnë atë që është më rëndë, nuk testojnë familjarët ose kontaktet. Kur dikush nga të sëmurët e patestuar vdes, nuk deklarohet si viktimë e COVID.

2. Mosdeklarimi si viktima të COVID i atyre të sëmurëve të shkruar në spitalet COVID dhe që pak përpara vdekjes tamponi u ka dalë negativ. Po çfarë i çoi në buzë të varrit këta njerëz?

Me të paktën këto dy strategji perverse, Edi Rama, Manastirliu, Rakacolli dhe komitetsat e tyre ryshfetxhinj fshehin të vërtetën: VDEKJEN KAQ TË SHUMTA VIJNË NGA MOSMENAXHIMI I PANDEMISË.

Sipas INSTAT, në tremujorin e tretë 2020 kanë vdekur 1300 vetë më shumë se në të njëjtën periudhë secilit prej 4 viteve të kaluara.

Vetëm 300 janë deklaruar si të vdekur nga COVID. Diferencën prej 1000 vdekjesh kërkojeni tek 2 mënyrat e mësipërme të fshehjes së të vërtetës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.