Si ka mundësi që Ambasadorët nuk gjykojnë korrupsionin e qeverisë?
Të korruptuar apo grabitës?
*****
Që të sqarojmë konceptet.
Qeveria dhe ambasadorokracia e huaj thonë se duan të luftojnë, madje të zhdukin korrupsionin. Nga ana tjetër bindja publike dominante është se korrupsioni është rritur.
Jo pak komentues publikë ngrenë pyetjen “si ka mundësi që Ambasadorët nuk gjykojnë korrupsionin e qeverisë?”.
Ka një llogjikë që e spjegon këtë situatë.
Si fillim duhet dalluar korrupsioni, pra kryerja e një shërbimi publik në këmbim të një përfitimi privat, nga grabitja dhe/ose vjedhja, që është përvetësim të pasurisë dikujt tjetër për përdorim privat.
Në vijim, nëse e kuptojmë qartë këtë dallim konceptual, llogjika të çon që qeverisja e sotme, të cilën e mbështet ambasadorokracia, nuk është e korruptuar por qartësisht grabitëse dhe/ose hajdute.
Ndaj kur thuhet se po luftohet korrupsioni, kjo luftë nuk nënkupton hajninë apo grabitësit e parave e të pasurisë publike. Prandaj qeverisë nuk u hyn gjëmb në këmbë nga lufta kundër korruësionit.
Në fakt, nëse analizohet nën këtë llogjikë sjellja e qeverisjes së sotme (qeverisje do të thotë pushteti monist që ka çdo gjë në dorë), duket qartë që ajo sillet si pronare e çdo qindarke apo njësie matëse të pasurisë publike dhe madje edhe private.
Qeverisja ka rrëmbyer (grabitje quhet marrje me dhunë e pasurisë) çdo gjë. Buxhetin, taksat, borxhet, pasuritë mbi e nëntokësore, trashëgiminë historike e kulturore, lumenjt, pyjet, detin absolutisht çdo gjë. Madje kur i duhet rrëmben edhe pasuritë private të njerëzve.
I ka të vetat të gjitha gjërat publike.
I ka rrëmbyer dhe bën çtë dojë me to.
Ja jep vetes dhe miqve të saj për qejf privat. Ajo sillet si pronare e gjësë që e ka grabitur.
Kjo sjellje, sigurisht nuk quhet korrupsion, por grabitje.
Për pasojë qeveria e sotme nuk quhet më e korruptuar por grabitëse. Hajne e nivelit të lartë. Cilido që ka një punë në pushtetin e grabitjes ndjehet pronar i gjësë që ka në dorë. I zyrës, tavolinës, telefonit, letrës, kompjuterit, tokës, parave, godinave çdo gjë..!
E njëjtja ndjesi vlen si për pastruesin ashtu edhe për të zgjedhurin në këtë qeverisje grabitëse.
Shihini me vemendje si sillen! Si pronarë të gjësë. Shihni deputetët që bëjnë ligje, tagër publike kjo, për të ndarë pasurinë publike si plaçkë tregu!
Shihni qeverinë si i ndan tenderay e si e jep pasurinë me koncension pa asnjë leverdisshmëri publike, por thjesht për të bërë lekë për qëllime private.
Këta janë pronarë të çdo gjëje, ndaj ska se si të jenë të korruptuar. Nuk ka të korruptuar në pronën e vet.
Ku ta gjenim që të kishim qeverisje thjesht të korruptuar!
Kjo spjegon pse SPAK dhe Reforma në Drejtësi janë jashtë realiteti.
Kjo llogjikë spjegon pse arka me peshk e zv ministres është më e dënueshme sesa grabitja e pasurisë publike e private.
Kjo llogjikë spjegon pse SPAK është katandisur tek shpërdorimi i detyrës, si vepër penale e kohës së komunizmit. Një nen llastik ky që e përdor si të duash.
Prandaj lufta ndaj korrupsionit tashmë nuk ka kuptim për rastin tonë.
Duhet një reformë e thellë që të dënojë grabitësit e hajdutët e parave e pasurisë publike.
Nuk di llogjikë tjetër të lexojë këtë realitet.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



