E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si mund të akuzohet kryeministri për veprimtarinë normative të shtetit?!’
Lajme

Si mund të akuzohet kryeministri për veprimtarinë normative të shtetit?!’

Disa pikëpyetje që lidhen me interesin e publikut.

Në vend të detajeve të tipit “si e thirri në zyrë Berisha dhe e bëri drejtoreshë dikë…” mendoj se kanë më shumë interes disa çështje që i shërbejnë direkt sigurisë ligjore dhe garancive kushtetuese të gjithkujt.

1. A mund t’i kufizohet liria një personi nën hetim, pra që nuk është nën akuzë, që do të thotë ende pa asnjë provë kundër tij/saj?! Pra po pranojmë që njerëzit të paraburgosen pra prova?!

2. A quhet korrupsion marrëdhënia ndërmjet familjarëve?! A mund të quhet korrupsion marrëdhënia ku nuk la shkëmbim parash e as interesash private duke shkelur normat e shtetit?! A ka korrupsion pa shkelje të ligjit?!

3. A mund të akuzohet penalisht një kryeministër për veprimtarinë normative të shtetit?! Deri më sot akuzat penale janë konceptuar për veprimtari individuale… (imagjinoj që Edi Rama duhet të kalojë pjesën e mbetur të jetës në burg, nëse ky quhet standard..)

4. A konsiderohet favor korruptiv sorollatja disavjeçare që i bëhet një personi për të marrë një të të drejtë që ia jep ligji?! Nëse po, po ata që përfitojnë pasuri të dikujt tjetër në vetëm pak orë, ç’janë?!

5. A mund të mbahen nën presionin e hetimeve të stërzgjatura një person?! A është përndjekja ligjore, ndjekje penale?!

6. A mund të quhet standard i gjykimit të drejtë, gjyqi kur gjykata bëhet palë me prokurorin dhe vendosin për dikë që nuk është prezent?!

7. A mund të quhen hetime të plota e profesionale kur nuk pyetet asnjëherë të vetme i hetuari e madje as kallëzuesi, kur ka kallëzim?!

8. Pse ekzekutimi i masave të sigurisë bëhet me show, ndërkohë që vendimet merren fshehtas?!

9. Po nxjerrja në publik i të dhënave hetimore, të shkëputura totalisht nga konteksti për të dëmtuar në publik imazhin dhe dinjitetin e personit, a quhet standard?!

Ka edhe të tjera, por këto më duken si më kryesoret, të cilat meqë ra kjo çështja e Berishës, gjykova të risjell në vëmendje.

Kam kohë që i them, me thënë drejtën dhe për shqiptarë të zakonshëm, jo vetëm për VIP… Por këto të fundit marrin vëmendjen publike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.