E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si ndihmoi Igli Tare në kthimin e trupit të Shpat Kasapit në Tetovë
Showbiz

Si ndihmoi Igli Tare në kthimin e trupit të Shpat Kasapit në Tetovë

Familja e këngëtarit të ndjerë e falenderon publikisht

Familja e këngëtarit të ndjerë, Shpat Kasapi, ka bërë me dije se Igli Tare, drejtori sportiv i Milanit, ka luajtur një rol vendimtar në rikthimin e trupit në Maqedoninë e Veriut brenda pak ditësh.

Shpat KAsapi ndërroi jetë natën kur mbërriti në Itali, në Bergamo, dhe më pas trupi i tij u transferua në një spital në Milano për analizat dhe procedurat ligjore, të cilat zakonisht zgjatin shumë. Falë ndërhyrjes së Tares, procesi i rikthimit të trupit u përfundua brenda vetëm katër ditësh, duke mundësuar që Shpati të prehej në Tetovë më 30 nëntor.

Vëllai i Shpatit, Albin Kasapi, shprehu mirënjohjen e familjes për këtë ndihmë:

“Këto janë ditë dhimbjeje të madhe për ne. Falënderojmë të gjithë ata që kanë qenë pranë nesh në këtë humbje të rëndë. Dua të shpreh falënderim publik për Igli Taren, bashkëkombësin tonë, që bëri të pamundurën dhe ishte faktor kyç që trupi i Shpatit u kthye kaq shpejt në vendin tonë. Na ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë dhe e vlerësojmë pa masë këtë mbështetje.”

Familja theksoi se ndërhyrja e Tares ishte vendimtare, duke lehtësuar pjesërisht barrën emocionale dhe procedurale që ata përjetuan pas humbjes së madhe.

Shpati Kasapi ndërroi jetë më 25 nëntor në Bergamo, pas një arresti kardiak.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.