E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
S’i pëlqeu prerja e flokëve, shqiptari sulmon brutalisht berberin
Lajme

S’i pëlqeu prerja e flokëve, shqiptari sulmon brutalisht berberin

Një incident i pazakontë dhe i dhunshëm është shënuar në Pylos të Greqisë, ku një 25-vjeçar me origjinë shqiptare sulmoi brutalisht një berber 51-vjeçar, pasi nuk ishte i kënaqur me prerjen e flokëve.

Sipas raportimit të mediave greke, i riu fillimisht pati një debat verbal me berberin brenda dyqanit, duke shprehur pakënaqësinë për shërbimin. Pas ofendimeve, ai u largua nga ambientet e berberhanes, por ngjarja nuk përfundoi me kaq.

Pak kohë më vonë, 25-vjeçari u rikthye i armatosur me një shkop gome dhe sulmoi 51-vjeçarin. Ai e goditi dhe e rrëzoi përtokë berberin, duke e rrahur për më shumë se 10 minuta. Dhuna vazhdoi edhe jashtë lokalit, ku agresori shkaktoi dëme të shumta edhe në automjetin e viktimës, përpara se të largohej nga vendi i ngjarjes.

Banorët e zonës që dëgjuan zhurmat dhe panë skenat e dhunës njoftuan menjëherë policinë. Forcat e rendit ndërhynë dhe arritën të arrestojnë 25-vjeçarin, i cili u shoqërua në komisariat dhe më pas u paraqit para prokurorit për veprimet e tij.

Autoritetet greke po hetojnë rrethanat e plota të incidentit, ndërsa ndaj të riut pritet të rëndojnë akuza për dhunë të rëndë dhe shkatërrim prone.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.