Si “Top Channel” kapërceu ylberin për Taulant Ballën
Ka disa kohë që për interesa korruptive apo propagandë, “Top Channel” po i mban ison ministrit të Brendshëm, Taulant Balla.
Media që sot raporton për Taulant Ballën 24 në 24, është i njëjti “Top Channel” që disa vite më parë e sulmonte publikisht.
Mjafton të kujtojmë këtu sulmet e janarit të 2019-ës ndaj Ballës me akuza për doktoraturë plagjiaturë, gjë të cilën vetë socialisti e mohoi. E megjithatë sulmet nuk ndaluan.




Edhe më tej, në nëntor të 2022-shit, televizioni i Vjollca Hoxhës raportonte se Taulant Balla ishte marrë nën përgjim, por dy ditë më pas gjykata kishte kërkuar heqjen nga përgjimi dhe asgjësimin e CD-së.

Këto shkrime e kronika nuk janë në fakt të vetmet, pasi janë të shumta rastet kur “Top Channel” sulmonte hapur një deputet të PS-së.
Por, kur ky deputet u bë ministër, “Top”-i i Vjollcës ndryshoi qëndrim, madje filloi të fshijë edhe kronika, siç është rasti i mëposhtëm.

Kulmi i servilizmit është me kronikën: “Top News – Taulant Balla ‘gjobit’ Delina Ibrahimajn / Përdorte fenelina policie në makinën e saj”.
I vë një polic një gjobë një ministreje dhe ia faturoi Taulantit si sukses. Tani për “Top Channel” Taulanti është kryeministër, është ministër, është njeriu më i mirë në botë.

Për shumë kohë Taulant Balla ishte “non grata” në “Top Channel”. Po të mos kishte Irfan Hysenbelliun, do t’ia kishin harruar fytyrën në media.
Kur Taulanti ishte një nga 140 deputetët, “Top Channel” merrte kazmën dhe e gërmonte.
Tashmë që u bë ministër, ngaqë historitë rozë të Vjollca Hoxhës çojnë në konflikte pa zgjidhje dhe për interesat e “mamit” të “Top Channel”-it me Ballën ndodh e kundërta, kemi kronika propaganduese dhe “prime time” në “Portokalli”.

Megjithëse kush del në “prime time” në “Portokalli”, shumica përfundojnë në vend tjetër, urojmë që zoti Balla të mos ketë këtë fat./ CNA
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



